• Latest
  • Trending
  • All

Festivali “Into the Park” fillon të premten

22/07/2015

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Festivali “Into the Park” fillon të premten

22/07/2015
in Kulture

“Paragllajd dhe Via Ferrata janë pjesë e programit ose ofertës turistike që jemi duke e zhvilluar sivjet. Pra, ideja është që qendrat e tjera të Kosovës, por pse jo edhe më gjerë, të njihen me zhvillimet e fundit që ndodhin në Pejë, sa i përket turizmit të sporteve ekstreme”, tha për “Zërin” Nol Smajli, menaxher në festivalin “Into the Park”, i cili fillon të premten, më 24 korrik në Pejë.  Këto dhe risi të tjera janë paralajmëruar për këtë edicion, i cili është edicioni i katërt i “Into the Park”-ut. Më tej, Smajli na sqaroi se këto aktivitete rekreative përgjatë festivalit kushtojnë 5 euro, pra ndjekja e një programi, si në Via Ferrata, po ashtu edhe në paragllajd. Sipas tij, të dyja grupet janë të limituara. “Oferta e plotë me çmim më të volitshëm është 15 euro me kamping, një natë hyrje në koncert, Via Ferrata, ngjitje dhe kurs e fluturim me paragllajd,” sqaroi menaxheri Smajli, gjersa fliste rreth risive të edicionit të sivjetmë.

Por, si po iu ecin përgatitjet e gjertanishme organizatorëve? Nol Smajli na tha se përgatitjet po ecin mirë. “Kuptohet, jemi organizatë joqeveritare edhe gjithmonë kemi mungesë të fondeve, sidomos sivjet ku mbështetësit e evenimenteve kulturore nuk po gjejnë interes të përbashkët t’i ndihmojnë zhvillimit e ekonomisë turistike – si kjo e festivaleve, e mos të flasim për institucionet qeveritare që kanë pasur shkurtime shumë të mëdha financiare sivjet për krejt subjektet kulturore”, tha ai, por duke bërë të ditur se disa subjekte kanë qenë më të përkëdhelura nga institucionet në këtë aspekt. Smajli po ashtu na sqaroi se Komuna e Pejës i ka mbështetur me një shumë gati simbolike edhe me mbështetje logjistike, gjegjësisht me lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike, të lejes së punës e kështu me radhë. “Donatorë të tjerë i kemi Ministrinë e Diasporës. Sivjet kemi shumë mbështetje nga sponsorë lokalë, në krahasim me donatorë të tjerë”, tha ai ndër të tjera.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Smajli: Të gjithë jemi vullnetarë

Një gjë që na ra në sy ishte edhe thirrja e organizatorëve për vullnetarë. Menaxheri i festivalit, Nol Smajli, na u përgjigj kësisoj: “Në ‘Into the Park’ të gjithë janë vullnetarë në kuptimin bazik të fjalës, pra askush nuk paguhet për shërbimin që e bën ndaj festivalit, duke filluar prej drejtorit e deri tek vullnetari që punon me gjysmë orari vetëm gjatë dy ditëve të festivalit”. Sipas tij, krejt çfarë vjen në këmbim është ndjenja e vetëkënaqësisë që merret nga puna dhe vlerësimi që e bën zakonisht komuniteti lokal e që, siç na tha ai “nuk ndodh shpesh, por besojmë shumë që do t’i vijë koha edhe kësaj”.

“Në këtë edicion të ‘Into the Park’ e veçantë është pjesëmarrja e grupit të vullnetarëve nga diaspora, që është edhe aktivitet nga projekti që e kemi të mbështetur nga MeD-i,” tha Smajli, duke sqaruar se qëllimi i krijimit të këtij grupi është socializimi i tyre dhe tendenca për krijimin e një grupi bashkëpunues, në të cilin, po këta të njëjtit, do të mundë të ndihmonin njëri-tjetrin në raport me edukim dhe integrim në të dy shoqëritë, si dhe që ta njohin punën që zhvillohet nga të rinjtë këtu, pra vullnetarët vendas, si dhe me vendin dhe rëndësinë e orientimit të zhvillimit turistik që përqendrohet Peja si komunë.

Por si është menduar prej organizatorëve akomodimi i këtyre vullnetarëve dhe pjesëmarrësve e vizitorëve? Smajli për “Zërin” tha se akomodimi bëhet në disa lokacione. “Së pari në dy hotele të porsahapura në Pejë, të cilat paguhen 12 euro për një natë e me mëngjes dhe kampingu i festivalit, i cili gjendet afër skenës kryesore të muzikës në ‘Karagaq’. Hyrja është 3 euro nëse merret në shfrytëzim tenda jonë, kurse 2 euro me tënde të vizitorit”, tha ai.

Këtë vit siguria më e lartë

Ne u interesuam të dinim diçka edhe me masat e sigurisë që janë ndërmarrë për ta siguruar mbarëvajtjen e festivalit. Nol Smajli, menaxheri i “Into the Park”, na tha se pasi që nëpër medie po qarkullon ideja e sulmeve të mundshme, janë siguruar që sivjet, përveç sigurimit të tyre, ta kenë edhe Policinë e Kosovës të pranishme për aq ditë sa edhe zgjat festivali, duke shtuar se “jemi duke e krijuar një memorandum bashkëpunimi, i cili edhe përmban një plan të detajuar në lidhje me mbarëvajtjen e sigurisë. Kemi lajmëruar gjithashtu edhe ambulancën e ndihmës së shpejtë për në secilin eveniment”.

“Duke konsideruar arritshmëritë e objektivave dhe të rezultateve të festivalit, numrin e pjesëmarrësve dhe artistëve nga vendi, rajoni dhe nga bota, numrin e artistëve të rinj të angazhuar në aktivitete rekreative dhe kulturore”, drejtori i “Into the Park Festiva”, Granit Gashi, na pati thënë për “Zërin” ditë më parë se mund të themi se edicionet paraprake të festivalit “Into The Park” kanë qenë të suksesshme dhe paraqesin shembull për ngritjen e potencialeve edukative, kulturore, artistike dhe ekonomike në Pejë e më gjerë.

Për sivjet, menaxheri Nol Smajli na tha se ndonjë emër i ri sa i përket muzikës nuk do të jetë, përveç bashkëpunimeve me disa organizata joqeveritare “simotra” nga pjesë të tjera të Kosovës, të cilat do të kenë mundësi të promovohen para audiencës, konsiderueshëm të madhe, që tërheq festivali “Into the Park”.

Post Views: 59
Previous Post

Mos prisni që Irani të ndryshojë shpejt

Next Post

Filmi gjerman i realizuar më 1964 në Pejë e rrethinë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Filmi gjerman i realizuar më 1964 në Pejë e rrethinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.