Në mënyrë që të largojnë ‘shpirtrat e ligë’ për dy natë me radhë, ata mblidhen së bashku dhe tymosin duhan deri në mëngjes.
Kjo traditë shekullore e fisit Aymara që jeton në Bolivi, është përsëritur sërish.
Me maskat e tyre që ata i përgatisin gjatë vitit, ata kanë marrë duhan dhe pa dallim moshë, të gjithë kanë tymos së bashku.
Përpos duhanit, ata marrin afër edhe ushqimet e tyre të preferuara, të cilat i hanë në nder të Pachamama që është ‘Nëna e Tokës’ dhe Supay ‘Zoti i Nëntokës’.
Sipas CNN ata kursejnë shumë para, të cilat i lënë në faltore, për nderë të zotave të tyre.
Ky popull që jeton në varfëri të skajshme në rrafshnaltën Altiplano, besojnë se ‘e keqja vjen nga njerëzit e zakonshëm’.
Me maska dhe tym duhani, ata mundohen që të largojnë ‘të ligët’ të cilët sipas tyre, ‘bëjnë magji me sy dhe shkaktojnë probleme’.


















