Një prej tyre janë dasmat. Në këto festime, jo vetëm që shtihet me armë gati si në zonë lufte, por edhe ceremonia e marrjes së nuses është hallakatmë në vete.
Boritë e veturave të shurdhojnë veshtë, kurse dasmorët që dalin pa fijen e turpit me gjysmën e trupit jashtë veturave, jo vetëm që rrezikojnë jetën e vet, por edhe atë të të tjerëve.
Jehona Kapllani, ka fotografuar sot në rrugën ‘Agim Ramadani’ në qendër të Prishtinës, prapa Teatrit Kombëtar, një veturë të mbushur me dasmorë.
Siç shihet edhe në foto, një nga nuset, pa fijen e turpit, ka dal me gjysmën e trupit jashtë veturës duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve, pjesëmarrës në komunikacion.
Nga ana tjetër, Policia ka bërë thirrje që të gjithë vozitësit të kenë më shumë kujdes pasi numri i aksidenteve në vend është shtuar së tepërmi.























