Përgatitjet për kremtimin e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë tashmë janë drejtë fundit. Ndërsa kryeqyteti është veshur kuq e zi dhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamuj të shumtë, gjatë festave të 28-29 nëntorit priten të zhvillohen një sërë aktivitetesh. Në kudadër të festimeve për 70-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë priten të zhvillohen ekspozita të ndryshme, Festivali i Dritave, pritje në Pallatin e Kongreseve me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit dhe më pas do të kulmoj me koncertin e Sheshin “Nënë Tereza” ku do të performojë këngëtarja Jessie J. Qeveria do ta kremtojë 28 Nëntorin në Vlorën e Ismail Qemalit, ku u ngrit flamuri shqiptar më shumë se një shekull më parë. Kryeministri Rama ka paralajmëruar që në “Natën e Bardhë të Çlirimit, do të ketë shumë surpriza për një natë magjike në 29 Nëntorin e Shtatëdhjetë Vjetorit”. “29 nëntor, një natë e jashtëzakonshme mes Festës së Dritave”, është shprehur Rama. Aktivitetet për kremtimin e festave të nëntorit & 70 vjetorit të Çlirimit 28 Nëntor 2014 10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë 29 Nëntor 2014 10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave në Varrezat e Dëshmorëve 11:30 – Parada Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes 17:00 – Ekspo “Këndvështrime”, në Hollin Protokollar në Kryeministri 18:00 – Festivali i Dritave 19:30 – Pritje në Pallatin e Kongreseve me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit 22:00 – Koncert & Nata e bardhë, Sheshi “Nënë Tereza”
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















