Ai ka thënë se në orën 12:00, janë aktifizuar agregatët dhe pasijet tjera si furra ekeltrike dhe ajo rrotulluse.
Nika ka thënë se edhe punëtorët kanë filluar të rikthen në punë në bazë të ndrrimeve që i kanë pasur dhe se gjendja po i kthehet normalitetit.
“Puna ka filluar në Feronikel. Punëtorët kanë filluar të rikthehen nëpër vende të punës në bazë të ndërrimeve qysh kanë qenë. Gjendja ka filluar t’i kthehet normalitetit”, ka thënë ai.
Sipas Nikajt prodhimi me kapacitete të plota pritet të ndodhë më së largu deri më 15 shtator.
Ndryshe Feronikeli që 6 muaj ka ndërprerë prodhimin.























