Kjo ka bërë që Agani të alarmohet dhe të hënën të thirr mbledhjen e kryesisë për të marrë qendrim ‘pro’ demarkacionit, e cila sipas portalit Telegrafi kishte dështuar në mungesë kuorumi.
Veriu.info kishte raportuar pastaj se në mbledhjen e mbajtur të mërkurën prapë nuk kishte pasur kuorum të kryesisë, por kjo nuk kishte penguar të pranishmit me në krye Aganin që të nxjerrin një qendrim publik ‘pro’ demarkacionit.
Ndarje e partisë në dysh sa i përket qendrimit për demarkacionin, ky më shumë anëtarë të kryesisë ka kundër demarkacionit se sa ‘pro’ tij, ka bërë që në mbledhje e mbajtur të mërkurën të merret vendim për shkarkimin e Bajram Tërshanit nga detyra e koordinatorit të degëve, duke përdorur si arsyetim ‘mospërmbushjen’ e detyrave dhe ‘veprimin politik’ jashtë kompetencave të përcaktuara nga Kryesia e partisë.
Po ashtu me propozim të kryetarit Ferid Agani është marrë vendim, për pezullimin e Fidan Mustafës nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë, duke e akuzuar për aktivitet lobist dhe fraksionar politik, pa e informuar kryetarin e PD-së.
Veriu.info mëson de këto veprime të Agani dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, vijnë si reagim nga të gjithë atyre që e kanë kundërshtuar demarkacionin, ku pjesës tjetër po tentohet t’i jep sinjal i qartë për pasojat që mund t’i bartin.
Ndryshe, në asnjërën prej mbledhje të mbajtura këtë javë, nuk ka marrë pjesë deputetja Labinotë Demi – Murtezi, e cila publikisht është deklaruar se do të votoj kundër këtij versioni të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.























