“Shpesh e kemi pasur rastin që autoritetet e Kosovës që janë përzgjedhur me ligjet e Kosovës të qëndrojnë në anën e delegacionit serb”.
“Ne nuk kemi qenë kundër bashkëpunimit të tyre, por ka një kufi. Ai duhet të dijë se përfaqësues i cilit institucion është”.
Ferati në një lidhje telefonike në Info Magazine të Klan Kosovës duke aluduar me vizitën e Drejtorit të Zyrës së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë se është e papranueshme që një ministër i Kosovës të ndihmojë që të kalojë ilegalisht një person që iu është ndaluar hyrja.
“Ne gjithmonë po shpresojmë që ata të mësohen, por edhe në një film triller nuk do të mund të ishte ndërtuar më mirë që një ministër i Kosovës shkon dhe bëhet pjesë në kalimin ilegal, e ndihmon dhe e shoqëron atë. Nuk është në dëshirën tonë që ne ti mbajmë leksione, është një thirrje që ata të bashkëpunojnë me kënd të dojnë, por atëherë kur përfaqësojnë institucionet e Kosovës duhet të sillen konform ligjeve dhe normave që ata me dëshirë janë bërë pjesë e tyre”.























