Si mysafir në edicionin e lajmeve të orës 13 00 në RTK, Ferati ka thënë se Mustafa do të qëndrojë në krye të partisë edhe në këto zgjedhje i bindur në fitoren e këtij subjekti politik.
Me këtë deklaratë, ish-deputeti i LDK-së, ka mohuar zërat që po qarkullojnë që nga dje se LDK-ja duhet të mendojë seriozisht për ta ndërruar kreun e saj.






















