• Latest
  • Trending
  • All

Fenomeni Albin Kurti

14/10/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 1 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fenomeni Albin Kurti

14/10/2019
in Aktualitet, Dhe të tjerat, Kosova, Opinion

Nga Emin Azemi

Albin Kurti nuk vjen nga shkollat aktuale politike të Kosovës. Ai është një “sui generis”. Një model i pakopjueshëm bashkëveprimi në mes të intelektit dhe guximit, në mes të etikës dhe përgjegjësisë. I ndodhur diku në kufirin që ndanë mendësinë politike që prodhoi “rugovizmin” nga refuzimi i nënshtrimit që prodhoi UÇK-në, Albin Kurti, ndonëse i etabluar për një kohë pranë “Institucionit Adem Demaçi”, megjithatë, më tepër u  frymëzua nga teoria politike e Ukshin Hotit dhe doktrina revolucionare e Hasan Prishtinës.
Sido që të jetë, Demaçi për të ishte “totemi” urban i Prishtinës që ndante skemën mentale publike të fundviteve të nëntëdhjeta midis atyre që rrezikonin jetën pritave për të hequr qafe ndonjë uniformë serbe, dhe atyre që nën avujt e makiatos rrëfenin prajshëm për refuzimin estetik të Rugovës.
Albin Kurti vjen nga fryma e padëgjueshmërisë studentore, për t’u shndërruar në opozitar jetëgjatë kundrejt gjithë sistemeve që deformonin hierarkinë pozitive të vlerave. Ai është shembëlltyra e anististemit kosovar, kurs opozitarizmin e tij, si imazh dhe si diskurs, afër mendsh që do ta hasni edhe për një kohë të shkurtër në krye të Qeverisë. Por, jo gjatë.
Një plak, madje gjatë fushatës zgjedhore e kishte lutur kryetarin e LVV që të mos e lëshonte frontin opozitar, sepse do ta merrte malli ta shihte Albin Kurtin e protestave dhe rebelimeve politike nëpër institucionet e vendit. Shkurt e shqip, Kosovës do t’i mungojë një kohë të gjatë karizma e djaloshit opozitar që për disa vite me radhë integroi në frymën politike algoritmin e mosnënshtrimit. Mjerë ata që do të tentojnë ta imitojnë.
Skepticizmi i tepruar dhe mosbesimi ndaj Albin Kurtit, i hasur nëpër disa shkolla të deplasuar të mendimit publik në Prishtinë e Tiranë, burimin e ka te refuzimi për të kuptuar se Kosova din dhe mund të lindë një politikan që paraqet model në vetvete, i cili nuk ka pasur nevojë të anëtarësohet në ndonjë parti për të përvetësuar zejen e politikës. Nga kush të mësonte?! Ai këtë zeje e mësoi duke lexuar me vëmendje ritmin e humbur të politikave pararendëse dhe cingërimen e kambanave për proceset që duhet të vinë, prandaj do të duhej të marrin fund retorikat shpresëhumbëse të stilit “këtë e kemi dëgjuar edhe më herët”, sa herë që Albin Kurti premton diçka, që të tjerëve, ose iu duket deja vu, ose e paarritshme, ose qesharake, siç pretendon Vuçiqi, teksa refuzon ta komentojë idenë e tij për reciprocitet në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Albin Kurti, si imazh, si ide dhe si veprim, ishte gjatë kohë i pranishëm në kujtesën e njerëzve. Kjo bashkëjetesë e Kurtit me ndërgjegjen kolektive të kosovarëve, ishte projektuar në kushte gati të jashtëzakonshme, gjithmonë me koston e lartë të anatemimit dhe refuzimit që injektohej nga makineria e pazargjinjëve mediatik, madje edhe e disave që tash iu kanë ngjitur Kurtit atje dikund ku përfundon kurrizi dhe fillon “deponia” e pazareve të reja. Paraqitja e Kurtit si “antiperëndimor e antiamerikan”, si “dhunues i institucioneve të shtetit”, si “ekstremist i majtë”, si “islamist”, si “armik i shtetësisë së Kosovës dhe simboleve të saj” e të tjera, e të tjera ka kushtuar si propagandë më shumë se të gjitha fushatat bashkë kundër korrupsionit e nepotizmit. Sikur pazargjinjtë mediatikë të Prishtinës, përfshi edhe këta që e kanë kaluar pragun e katharsisit moral, të ishin bërë bashkë në sensibilizimin e politikës për rimëkëmbjen e shëndetësisë kosovare, sot Spitali i  Zhan Mitrevit dhe ai Sistinës në Shkup do të ishin detyruar të mbylleshin. Vetëm një politikë e çoroditur kosovare ka mundur të prodhojë mirëqenie të dhjamosur për shëndetësinë private të një shteti fqinj. Kjo havari sistemore që ka lënë aq shumë pasoja në shëndetin e njerëzve, me Albin Kurtin merr fund.
Haxhifevzimi i diskursit publik, që Serbinë e merr si kuotë orientimi e referimi edhe për politikat e brendshme të Kosovës, në vend se të ndodhte kundërta, ka krijuar një disnivel enësh qarkulluese në hapësirën publike,që bartin, në njërën anë, ajrin e freskët që sjell fryma e Albin Kurtit në politikën kosovare dhe, në anën tjetër, limfën moçalore si lëndë e parë për të gjitha mpiksjet në kapilarët e politikave të padinjitetshme kundrejt Beogradit.
Ky haxhifevzimi miniperandorak mediatik në vend se të kishte elaboruar në detaje pasojat e rinegocimit të statusit të Kosovës me Beogradin, në tavolinat e dyshimta, përkundrazi më tepër u mor me teori konspiracioni për pasojat që mund të sjellka instalimi i Albin Kurtit në skenën zyrtare politike të Kosovës.
Në qëndrimet zyrtare të BE një kohë të gjatë kishte dominuar vlerësimi se në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet përjashtuar mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe mundësinë e rinegocimit të statusit të saj. Futja e Kosovës si temë interne e Serbisë dhe përjashtimi i saj nga fabulat tragjike për të pagjeturit dhe nga matematikat mbi reparacionin, ka qenë një nga dështimet lapidare të atyre pazargjinjëve mediatik që sot nga Albin Kurti kërkojnë të realizojnë objektiva madhorë, të cilat nuk janë arritur për një periudhë njëzetë vjeçare. Në vend se të gjenin autorët e rinegocimit të statuti të Kosovës, këta pazargjinjë kërkojnë nga Albin Kurti të na i shfaq veprat që nuk i ka shkruar ende.
Nga diskursi publik i Kosovës një kohë të gjatë ishte përjashtuar raportimi për vendet kryesore të Bashkimit Evropian, të cilat e kishin njohur Kosovën dhe i kishin paraqitur vërejtje Serbisë se rruga e saj drejt integrimeve evropiane nuk do të mbetet pa pasoja nëse Serbia insiston që të ketë rinegocim të statusit të Kosovës.  Kjo kishte ndodhur sidomos në korrik të 2010-tës kur ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kishin diskutuar rreth Kosovës, pas shpalljes së mendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës “Deklarata e Pavarësisë nuk është në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare”.
Ata që ka qenë dashur ta etablojnë këtë diskurs në realitetin mediatik të Prishtinës, janë marrë me rreziqet dhe pasojat që mund të vijnë nëse Albin Kurti ngjitet në pushtet, bashkë me “miqtë” e tij nga Rusia, Irani, Kamboxhia, Koreja e Veriut e kështu me radhë. (!).
Nëse dikush ka iluzion që ardhja e Albin Kurtit në krye të politikbërjes kosovare  mund të ketë efekte çudibërëse brenda natës të dr. Faustit, kjo pastaj përjashton çdo normë normale të matjeve, sidomos në parametra kohorë që dikush ka dëshirë t’i përkthejë si efekte të rrufeshme që mund të sjellë ndryshimi. Por, mundësia për të vazhduar ta lexojmë Gëten, pa rënë në kurthet që mund të ngre Mefistofeli, është e barabartë me çdo shans që profili politik i Albin Kurtit e shndërron në aksion për të ndryshuar komplet stilin e politikbërjes në Kosovë.
Prandaj të ëndërrojmë si Gëte e të refuzojmë të mendojmë dhe veprojmë si Mefistofeli, sepse po hyjmë në epokën e Albin Kurtit, në akademinë e tij ku fotokopjet e shkollave politike i kanë shndërruar në skrap.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Post Views: 46
Previous Post

Festivali i Gjirokastrës, kandidat për pranimin si trashëgimi në UNESCO

Next Post

Ambasadori i Gjermanisë: S’mund t’i ndalësh këta djem

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Ambasadori i Gjermanisë: S’mund t’i ndalësh këta djem

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.