• Latest
  • Trending
  • All

“Fëmijët, mesazhi që i lëmë së ardhmes”

05/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

“Fëmijët, mesazhi që i lëmë së ardhmes”

05/01/2016
in Kulture

Regjisorja Driada Dervishi prezantoi në ambientet e Teatrit Kombëtar, për fëmijët, shfaqjen “Një qytet për fëmijë”. Një histori që zhvillohet, sipas imagjinatës së fëmijëve, në një qytet të pazakontë.

Në një intervistë për “Shekulli”-n, regjisorja Dervishi tregon se teatrin muzikor “Një qytet për fëmijë”, një shfaqje me aktrim, këngë dhe vallëzim, ka dashur ta risjellë prej kohësh.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Subjekti i shfaqjes tregon se si kryetari i bashkisë, një djalë 10-vjeçar, i talentuar dhe shumë i përkushtuar për mbarëvajtje drejton qytetin gazmor të festave, ndërtuar nga fëmijët.

Shfaqja teatrale muzikore “Një qytet për fëmijë” është organizuar nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar dhe Shkollën e Baletit. Premiera, e realizuar nën drejtimin e Monika Lubonjës, erdhi me regji të Driada Dervishit, skenar të përshtatur nga Rovena Rrozhani, ndërsa formulimi muzikor u realizua nga Sajmir Çili.

Driada, përse vendose që për festat e fundvitit të realizosh shfaqjen muzikore “Një qytet për fëmijë”?

“Një qytet për fëmijë” është një projekt i bazuar në operetën e hapur të kompozitorit gjerman Paul Hindemith me libret të Robert Steuz “Të ndërtojmë një qytet”, e shkruar në vitin 1920, enkas për fëmijët. Quhet e hapur, pasi është menduar që në fillim nga vetë kompozitori, që sa herë të vihet në skenë, të vijë në mënyra të ndryshme. Kështu, pas propozimit për të bërë “një shfaqje-dhuratë për fëmijët, nga fëmijët”, që mora nga drejtuesja e Qendrës Kombëtare për fëmijë, Monika Lubonja e duke ditur pasionin e saj të madh për teatrin, mendova se do ishte idealja të punonim për një teatër muzikor. Qyteti i fëmijëve, të linte mjaft hapësira për ta trajtuar në një formë që të tingëllonte sa më aktuale, t’i fliste sa më mirë publikut shqiptar, e nga ana tjetër, të vendosej për një finale që të përfshinte personazhe, që janë emblema të festave të fundvitit, të cilët nuk janë në tekstin origjinal. Këtë ide e çoi menjëherë më tej skenaristja Rovena Rrozhani, e cila e ripërpunoi të gjithë tekstin, duke e pasuruar jo vetëm më personazhe, por edhe me vargje të krijuara nga ajo, enkas për këtë shfaqje.

Shumë nga vargjet u kthyen në këngë gjatë shfaqjes…

Nëse fjala është e para, pas saj vjen muzika. Në një teatër muzikor, shumë prej vargjeve u kthyen në këngë, por nuk do të ishte i plotë, nëse nuk do të kishte etyde koreografike e pantomimikë. Kompozitori Saimir Cili, ishte vërtet krahu i djathtë për realizmin e këtij projekti. Muzika është përzgjedhur nga fondi më i bukur klasik i Çajkovskit, Mozartit, Shtrauss-it etj., duke mos lënë mënjanë përzgjedhjen muzikore tradicionale për çdo shtet që vinte në këtë qytet. Fëmijët mësuan diçka rreth aktrimit, ndërrimit të roleve, (shumë prej tyre luajtën 4 role e më shumë) rreth të thënit të fjalës bukur në këngë, por më shumë mësuan rreth baletit. Kjo shfaqje nuk do të përcillte gjithë entuziazmin, ritmin e gjallërinë, nëse fëmijët nuk do të drejtoheshin jo nga një, po dy koreografet Blerina Arbana dhe Enada Hoxha, të cilat arritën brenda një kohe të shkurtër, edhe pse me orë të gjata provash të pafundme, të përgatisnin në skenë balerinë të vërtetë.

Kështu mund të themi që në fund, arritëm të krijojmë versionin shqiptar të një “Qyteti për fëmijë”, e ky qytet nuk do të merrte jetë, pa fëmijët të cilët kanë punuar prej më se dy muajsh, për të sjellë një shfaqje me një nivel vërtet profesionistësh.

Prezantimi i fëmijëve në Teatrin Kombëtar ishte që një mundësi, që ëndrrat e këtyre fëmijëve të ndiheshit edhe më pranë faktit të të qenit artistë, përveçse ndërtimit të qytetit. A ka diçka të veçantë prezantimi i tyre në këtë skenë?

Nëse në jetën e përditshme, orëve nuk u japim dot ritmin e muzikës që na pëlqen, e ditëve nuk u japim dot ngjyrat që duam, të paktën të krijojmë një botë të bukur në skenë, e cila i ndihmon fëmijët të zhvillojnë imagjinatën, i edukon me të bukurën, i drejton drejt dëshirës për të realizuar ëndrrat e së nesërmes, e pse jo i mbush dhe me shpresën, se ndoshta, një ditë, dhe ky vend i vogël, do të jetë; ndryshe!

Nëse fëmijët janë mesazhi që ne i lëmë së ardhmes, atëherë, pikërisht tek ta ne duhet të projektojmë më të mirën tonë, e duhet t’ua përcjellim me ngjyrat më të larmishme, rruga për t’u bërë njeri është e gjatë dhe e mundimshme, por nëpërmjet teatrit, bëhet më e lehtë. E ku më mirë se në Teatrin Kombëtar, përçuesi më konkret i vlerave artistike të një vendi, mund të merrte kuptim një shfaqje e tillë, duke uruar që këta artistë të vegjël, do të mbetën të tillë edhe kur të rriten.

Nëse rikthehemi në kohë, te një ëndërr e fëmijërisë suaj, në prag të Vitit të Ri, çfarë prisnit?

E di kur thonë, e bukura e pritjes, është pritja vetë…, them se ishte e gjithë atmosfera e fundvitit që të falte kënaqësi, zbukurimi i shtëpisë, vajtje-ardhjet e kushërinjve, arkat me fruta, me hurma sidomos, e sigurisht dhuratat! Ne jemi tre motra e kurioziteti se çfarë dhurate do i qëllonte secilës nga ne, ishte vërtet një ndjesi e këndshme. Përveç arushit të kudogjendur kauçuku ngjyrë të verdhë, që ne i vumë emrin Kolargol, e një kukulle me flokë të artë, nuk mund të lë pa kujtuar një dhuratë tepër të veçantë për mua: librin e Piter Pan- it, një nga personazhet e mi më të dashur. Shkëputja nga fëmijëria nuk është një gjë hiç e bukur…, e Piteri, herë pas here na kujton, se vërtet nuk mund të ketë rikthim, ama me krahët e imagjinatës, mund ta risjellim shpesh, fëmijën që është brenda nesh.

Cili do të jetë projekti juaj i radhës?

Para dy vjetësh kisha një ëndërr shumë të madhe, kur lexova për herë të parë pjesën “Sonte do të luhet pa tekst”, të dramaturgut italian Luigji Pirandelo, nuk thuhet më kot: “Besoni në ëndrra se nëse i doni vërtet shumë, do të realizohen…”, kështu projekti i radhës është pikërisht kjo komedi serioze, një produksion i Teatrit Kombëtar, do të jetë një shfaqje me ngjyra të tjera, ama shpresoj të përcjellë shumë emocione”.

“Ne ndërtojmë një qytet”

Shfaqja është bazuar në operën “Ne ndërtojmë një qytet” shkruar në vitin 1930 nga kompozitori gjerman Paul Hindemith. Me një sukses ndërkombëtar, është e para herë që përshtatet në shqip dhe ngjitet në një skenë shqiptare. Historia e shfaqjes është vendosur në prag të festave të fundvitit, kohë kur fëmijët gëzohen për pushimet, dhuratat dhe dëshirat që i kanë më shumë përzemër. Një nga dëshirat e tyre është që të ndërtojnë një qytet, një qytet vetëm për fëmijët. Por si mund të jetë ky qytet? Cilat janë dëshirat e fëmijëve për qytetin më të bukur në botë? Në një udhëtim zbavitës, me muzikë, kërcim dhe humor, zbulohet një ëndërr e përbashkët e të gjithë fëmijëve. Një ëndërr e bukur nën bredhin e festave. Fëmijët aktrojnë, këndojnë dhe vallëzojnë nën flokët e borës që mbulojnë skenën e Teatrit Kombëtar, që kësaj here i çeli dyert për një shfaqje për fëmijë, të cilët e pritën këtë premierë me një qytet vetëm me fëmijë edhe për fëmijë.  Organizatorët mendojnë ta sjellin shfaqjen sërish në skenën e teatrit.

Biografia

Regjisorja Driada Dervishi ka mbyllur studimet e larta në vitin 2002 në Akademinë e Arteve me shfaqjen “Babai” të August Strindberg. Ajo ka prezantuar në skenë: “Ëndrra e një nate vere” të Uilljam Shekspirit, “Boll! Kështu nuk shtyhet më!” i Dario Fo­së, me të cilën u nominua në 4 regjisorët më të mirë të vitit 2009. Me tragjikomedinë “Tango”, mori çmimin e regjisë më të mirë në Festivalin e Teatrit

Mbarëshqiptar në Maqedoni dhe “Vajza pa prikë” me të cilën ka fituar të njëjtin çmim, “Ana Kristi” dhe “Të çmendur pas parasë”. Gjatë vitit 2015 solli shfaqjen “Vasha, Sonja dhe Masha” e Çehovit. Kjo ka qenë një ndër shfaqjet më të kërkuara nga publiku i Teatrit Kombëtar. Me të është vlerësuar për “Regjinë më të mirë” nga Akademia “Kult”.

 

Previous Post

Nderim kulturës, identitetit dhe historisë shqiptare

Next Post

Irlandë, fotografi shqiptar sjell artistët e rrugës në një ekspozitë (FOTO)

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Irlandë, fotografi shqiptar sjell artistët e rrugës në një ekspozitë (FOTO)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.