Fëmijët e ngujuar, kryesisht në zonat veriore të vendit, do të mund të ndjekin mësimet nëpërmjet një programi “School & Me”, i cili është prezantuar sot nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një festë të organizuar posaçrisht për ta në Shkodër.(Foto arkivë nga takimi me fëmijë të ngujuar në ministri).
Projekti “School & Me’’synon përmirësimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies për këtë kategori fëmijësh.
Nikolla tha se krijimi i kushteve të mësimit për fëmijët nënkupton në radhë të parë që këta fëmijë të arsimohen në kushtet ku ndodhen, por se duhet punuar shumë që t’i jepet fund fenomenit të gjakmarrjes, i cili po i privon fëmijërinë, jetën, këtyre fëmijëve.
















