Gjatë vizitës në Prishtinë, Mogherini do të takojë përfaqësuesit më të lartë shtetëror të Kosovës. Takimet ajo i fillon me Presidentin Thaçi, për të vazhduar me kryeparlamentarin Veseli e kryeministrin Mustafa. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike. Ndërsa pas takimeve, ajo do ta vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës.
Vizita e Mogherinit në Kosovë, realizohet në kudër të turneut të saj në Ballkan, e cila më parë ka Vizituar Shkupin, Beogradin dhe Tiranën.






















