Nëse provohet se edhe Gjovalin Lazri i ka dhënë fund jetës për shkak të faturës së energjisë, atëherë ai do jetë viktima e tretë brenda pak kohësh, i cili i jep fund jetës për shkak të faturës së dritave.
62- vjeçari jetonte në një kasolle në zonën e Tales.
Por të afërmit e tij thonë se i ka shkuar një faturë prej 6 milionë lekësh.
Ata janë të bindur se vendimi për të pirë fotoksinë ka ardhur pasi i ka ardhur fatura e dritave.
Për shkak të debisë, atij i kishin prerë dritat.
















