Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe ka bërë paqe me gruan që do i fuste portofolin në gojë. Pas dekorimit që ministri Klosi i bëri, si qytetar i denjë, kreu i Lushnjes ka reflektuar në lidhje me gjestin e tij ndaj një zonje, që thjesht kërkonte një zgjidhje nga ai.
Mirëpo, ai ka ftuar në zyrat e Bashkisë së Lushnjës gruan me të cilën u përplas ditën e djeshme. Tushe ka bërë “paqe” me gruan që kërcënoi, sikurse Veliaj me nënë Zylen që u gjobit për preshin që shiste pa kasë në trotuar.
Nuk u degjua ndonje ndjese publike nga ai.














