Ai kujton se qeveria amerikane është e vendosur për t’i dhënë fund këtij rasti.
Autoritetet serbe, konsideron Bytyqi, do të duhej të bashkëpunonin me FBI-në për këtë rast, në mënyrë që mos të ketë asnjë dyshim gjatë hetim.
Ai këtë dyshim e bazon në faktin se ende nuk janë ndriçuar vrasjet e ish kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, redaktorit Slavko Çuruvija, i cili, thotë se “nuk janë amerikanët, boshnjakët dhe kroatët, por serbët dhe as familjet e tyre nuk kanë parë ‘drejtësi’”.
“Qeveria e SHBA do të ndihmojë Serbinë të hyjë në BE, dhe kjo më bën të lumtur, por unë dua drejtësinë për familjen time”, thotë Fatos Bytyqi.






















