Arban Abrashi më nuk është zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.
Pas largimit të tij nga kjo detyrë, zëdhënës i ri i Qeverisë është emëruar Faton Abdullahu, njëherësh këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa.
Edhe Abdullahu, sikur shumë zyrtarë të tjerë në Qeverinë Mustafa, është ish-koleg i kryeministrit nga Instituti Riinvest.
Abdullahu ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se do të angazhohet shumë që punët e Qeverisë t’i transmetojë tek qytetarët e vendit në mënyrë sa më të drejtë.
“Do të punoj që të transmetohet si duhet puna e Qeverisë tek qytetarët”, ka thënë Abdullahu.
Sipas tij, puna e qeverisë “herë deformohet në rrugë e sipër, herë deformohet nga gazetarët”.
“Unë konsideroj që ka një dinamikë të madhe të punës, është një dinamikë që mezi po e përcjellë me këtë kondicion timin. Është një zhvillim pozitiv, madje njerëzit po e interpretojnë në mënyra ta ndryshme këto vizita të kryeministrit nëpër komuna”, ka thënë Abdullahu.















