• Latest
  • Trending
  • All

Fatmirja e spitexit që flet shqip në Zug

17/06/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 14 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fatmirja e spitexit që flet shqip në Zug

17/06/2017
in Aktualitet, Lajme

Në tregun e fshatit, në komunën e Rotekreuz, një vendbanim me rreth 10 mijë banorë në Kantonin Zug, Fatmire Bajselmani, së bashku me ekipin e saj po ndante broshura të shtunën për kalimtarët e rastit.

Banorët e interesuar kanë pasur mundësi të masin edhe tensionin e gjakut e kontrolle të tjera shëndetësore nga ekipi i Fatmire Bajselmanit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Infermierja shqiptare, e cila kishte kryer të gjitha nivelet e shkollimit të infermierisë në Zvicër, po i informonte banorët vendës se tashmë në Rotkreuz po fillon punën spitexi am.pm, i cili ofron përkujdesje shëndetësore për të moshuarit në shtëpitë e tyre në tërë Kantonin e Zugut.

Zvicra po plaket, në anën tjetër, edhe brezi i parë i emigrantëve po plaket dhe se është bërë nevojë zgjerimi i ofertave të kujdesit shëndetësor për njerëzit e moshuar në qytetin e tyre, thotë shqiptarja me origjinë nga Suhareka e Kosovës, e cila është rritur dhe shkolluar në një fshat të vogël të Aargaus në Zvicër.

Ajo kishte lindur në Kosovë, ndërsa në moshën 7-vjeçare kishte migruar në Zvicër.

Krejt rastësisht Fatmirja i hyri infermierisë. Në fillim kishte punuar si ndihmëse infermiere për të mbërritur deri te menaxherja e spitexit am,pm në Kantonin Zug.

Shërbimit ekstern shëndetësor „Spitex“ do të plotësojë nevojat e banorëve të këtushëm dhe do t’u dedikohet të huajve, po edhe zviceranëve të moshuar në Kanonin Zug.

Përparësi, sipas Fatmires, për trajtimin e pacientëve të moshuar shqiptarë është komunikimi në gjuhën e tyre. Barriera gjuhësore është e theksuar sidomos me brezin e parë të mërgimtarëve shqiptarë.

«Ekipi i spitexit, të cilin unë e udhëheq, do të ishte lehtësim i madh për pacientët e huaj, e sidomos ata shqiptarë, ngase ne e njohim gjuhën, kulturën dhe vijmë prej nga vijnë ata.“, thotë Fatmirja.

«Puna me të moshuarit kërkon shumë durim, por në asnjë rast nuk guxon të dorëzohesh, duhesh të kesh zemër të madhe», tregon për guximin që kishte marrë Fatmirja për të hapur një spitex në Rothekreuz të Kantonin Zug.

Ajo tha të kenë kompletuar stafin dhe se janë shumë mirë të organizuar. Ekipi i Fatmire Bajselmanit ndërmjetëson trajtimin e pacientëve të moshuar nëpër klinika dhe spitale zvicerane.

Fatmirja asnjëherë nuk e kishte menduar se një ditë do të punonte me të moshuarit. «Një ditë praktikë në Argau ishte shkaktar që unë sot e kësaj dite jam infermiere. Do të thotë, ishte krejt e rastësishme», tregon për eksperiencën e saj me të moshuarit infermierja me orgjinë nga Kosova.

Madje, ajo kishte vullnet dhe durim për të punuar katër vjet me të moshuarit me Alzheimer dhe demencë. Fatmirja, edhe pse në moshë të re, ka treguar edhe për lidhjet që kishte krijuar me të moshuarit.

Nganjëherë infermierja shqiptare nuk e ka fshehur gëzimin kur pacientët e moshuar nuk vuanin gjatë nga sëmundjet e rënda dhe të pashërueshme, derisa sjell kujtimet për kohën e kaluar nëpër shtëpi pleqsh.

Spitexi privat am.pm me seli në Bremgarten në Aargau është hapur në vitin 2015 nga vëllezërit Markaj.

Petrit Markaj me vëllain e tij kishin punuar gjatë nëpër shtëpi pleqsh kur kishin vendosur të krijonin spitexin e tyre, që tashmë është i njohur në rrethin e Aargaus.

Migrantët e gjeneratës së parë sot e kanë mbërritur moshën e pensionit dhe shumica nuk po kthehen nga kishin ardhur, por kanë marrë vendim për të qëndruar në Zvicër.“, thotë pronari i spitexit am.pm, Petrit Markaj, me origjinë nga Prishtina, të cilit i kishte lindur ideja bashkë me vëllain e tij për hapjen e një spitexi privat në Aargau.

Mentaliteti që e konsideron të turpshëm kërkimin e ndihmës profesionale nuk ishte vetëm i shqiptarëve Markaj tha se nuk ngurrojnë të kërkojnë ndihmën profesionale vetëm shqiptarët. Janë dhe italianët që e kanë konsideruar si të turpshme deri tani që të përkujdeset dikush tjetër në vend familjes“, thotë infermieri shqiptar.

«Janë shumë shtëpi pleqsh dhe spitexa të krijuar nga italianët, edhe shqiptarët shumë shpejt do të ndjekin rrugën e njëjtë. Komuniteti shqiptar ka filluar, por ende nuk e gjykojnë spitexin si normale për trajtimin e tyre», duke mohuar se kjo ka qenë tabu vetëm e shqiptarëve.

Gjenerata e parë nuk ka informacione të nevojshme se të gjitha shërbimet e Spitexit i mbulon sigurimi i tyre shëndetësor.
«Vetëm sigurimi bazë mjafton që të mbulohen shërbimet që i ofron një spitex në Zvicër», thotë Markaj.

Spitexi „am.pm“ ka të punësuar infermierë/e me njohuri të mira të gjuhëve të huaja. Personeli mjekësor gjatë vizitave të pacientëve flet shqip, italisht, turqisht, etj. Punëtorët e Spitex-it, Markaj thotë të jenë të aftësuar për t`iu përgjigjur nevojave të të moshuarve.

«Gjeneratat e reja duhet të informohen se çfarë shërbime ofrohet nga një spitex në Zvicër dhe nuk duhet të ndihen të ngarkuar që të përkujdesen për prindërit e tyre, ngase nuk është edhe e lehtë.», thotë Markaj.

Tashmë edhe spitalet kanë marrë vesh për spitexin e vëllezërve Markaj, ku edhe i orientojnë pacientët e moshuar shqiptarë.

Sipas statistikave më të reja, sot në Zvicër jetojnë gjithnjë e më shumë njerëz të moshës mbi 65-vjeçare. Parashihet që në vitin 2020 numri i njerëzve me moshë të pensionimit të mbërrijë në 400 mijë.

 

Tags: albanian
Previous Post

Gani Geci tregon se kush duhet të formojë Qeverinë, flet edhe për LDK-në

Next Post

Deklarata e Metës për armatosje të popullit, reagon policia

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Deklarata e Metës për armatosje të popullit, reagon policia

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.