Në një prononcim për lajmi.net, ai ka thënë se deputetët duhet të provojnë dhe ta gjejnë një konsensus për këtë çështje.
“Mirë që po vjen në Parlament me thënë të drejtën, të provojmë nëse mundemi si deputetë ta gjejmë një konsensus është mirë. Me gjet një alternativë të mirë”, ka thënë Rexhepi.
I pyetur se a ka lidhje me procedimi i Demarkacionin pikërisht dy ditë para se të shqyrtohet mocioni, deputeti i LDK-së nuk e ka përjashtuar asnjë opsion.
“Mundetm gjithçka është e mundur në terrenin tonë”, ka thënë Fatmir Rexhepi për lajmi..net
Kryeministri Mustafa, pas një bisede telefonike dje me Hoyt Yee ka vendosur që Demarkacionin ta procedojë në Kuvendin e Kosovës ditën e hënë.





















