Adhuruesit e filmit “Home Alone 2”, kanë kërkuar të ‘fshihet’ pjesa ku figuron presidenti amerikan Donald Trump.
Trump ishte shfaqur për disa sekonda në pjesën e dytë të filmit Home Alone: Lost in New York. Njerëzit kanë bërë thirrje që paraqitja e tij në këtë pjesë të hiqet dixhitalisht, madje sugjeruan se ai mund të zëvëndesohet nga aktori Christopher Plummer.
Këto reagime vijnë pak ditë, pasi Twitter e suspendoi përgjithmonë llogarinë e presidentit amerikan.