Gjykata vendosi të dënojë me burg të përjetshëm 6 shqiptarë të akuzuar në rastin ‘Monstra” dhe njërin ta lërë të lirë.
Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm nën akuzën se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, afër liqenit të Smilkovcit.
Portali Almakos, ka arritur ta kontakoj ekskluzivisht me vajzën e axhës së njërit nga të arrestuarit me burg të përjetshëm, Sami Lutës, e ajo është Sumeja Luta.
Sumeja e përfshirë nga emocionet dhe keqardhja për dënimin e Samiut, ka folur gjerë e gjatë, për këtë arsye ne ju sjellim më poshtë të plotë bashkëbisedimin që duhet të prek jashtëzakonisht çdo zemër shqiptari:
“Në mëshirë të Zotit të gjithë kemi mbetur, pasi që na harroi populli e na shkeli politika! Me shumë keqardhje shprehim dhimbjen e zjarrtë që i ka kapluar familjet tona, rasti i së cilave u vulos dhe mbeti në dorë të sllavo-maqedonasve dhe të shqipëtarëve më sllav se sa vetë sllavët në vend që të mbrohet nga subjektet politike shqipëtare. Turp në cfarë gjendje kemi mbetur.
A thua vaktin e iftarit u troket sado pak ndërgjegja juve që keni rreth vehtes të gjithë të afërmit e juaj, e neve na mungon më i dashuri? A thua si i shikuat nënat tuaja në sy pasi që shkaktuat dhimbje dhe mërzi për nënat e të dënuarve? A thua votat që i kërkuar dhe lufta që bëtë ne 2001 ishin për sigurimin e kolltuqeve tuaja, pasurimin tuaj dhe burgosjen tonë apo për përmirësimin e kushteve tona jetësore dhe mbrojtjen e drejtave të shqipëtarëve? A nuk u bë mjaft?!
Këto gënjeshtra të cilat i thatë për realizimin e qëllimeve tuaja nënkuptojnë që vetëm se e folni gjuhën shqipe, nuk do të thotë që jeni shqipëtarë. E sa i përket partive të tjera ato ndoshta se kishin mundësine të vijnë në shprehje, por kjo mundësi me 19 deputetë gëzon votën tonë 12 vite me radhë dhe po na kthehet në mënyrën më të poshtër të mundshme ose më mirë thënë në gjendje më mizore se ajo e para luftës.
Ju që dini të vërtetën e që vazhdoni të heshtni dhe të qëndroni indiferent, dijeni se nesër ju jeni kandidatët potencial për ti zëvendësuar këta të dënuar. Atëherë të shohim se a do të vazhdoni heshtjen tuaj apo do tërboheni si kafshët kur ju kanoset rreziku. Ju lutemi edhe një herë, të gjitë ata të cilët në një mënyrë kanë të bëjnë me këtë gjendje aktuale që na ka kapluar, le të jenë të moralshm, të kenë mëshirë dhe të frenohen.
Rastësia nuk ka vlerë në aspekt hyjnor. Këto sprova nuk janë të rastësishme, juve ju pret dënimi nga Zoti dhe nga kjo nuk keni shpëtim qoftë edhe po të falni të gjithë pasurinë që e fituat në kurrizin dhe mundin tonë të pafajshëm. Edhe pse gjendja aktuale në vendin tonë pasqyron pesimizëm për një të ardhme të qetë e stabile, shpresoj që ky të jetë rasti i fundit ku cenohet liria e shqipëtarëve pa asnjë fakt dhe argument konkret dhe i faleminderoj të gjithë ata që janë bashkë me ne në këtë dhimbje”, përfundon për Almakos, Sumeja Luta fjalët e saj.
Ndërkohë, në rrjetin social Facebook ende me të madhe postohen paralajmërimet për protesta që do të zhvillohen sot, (të premten) në Shkup pas vendimit të gjykatës për rastin ‘Monstra’, ku Alil Demiri, Agim dhe Afrim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta u shpallën fajtorë për vrasjen e 5 personave në Smillkovëqë u cilësua si akt terrorist dhe u dënuan me burg të përjetshëm.
Këtyre protestave, nesër do t’u bashkangjitet edhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi.
Ndryshe, në ftesën thuhet se në protestë duhet të dalin të gjithë qytetarët dhe ta ngrenë zërin, pas namazit të Xhumasë (13.30) të Kompleksi Cairçanja.
















