Në bazë të këtij ligji parashihet që pagesat e borxheve të bëhet brenda afatit prej dy vitesh, për personat juridikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes dhe brenda afatit prej tri vitesh nga personat fizikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes.
Për borxhet e pashlyera deri me 31 dhjetor 2008, ku shuma totale e borxhit bazë është në vlera të vogla prej 1 euro deri në 100 euro, nuk kanë nevojë t’ju nënshtrohen procedurave të parapara për faljen e borxhit, ato do të fshihen në mënyrë automatike nga institucioni ku figurojnë si borxhlinj.






















