Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon e ka quajtur një hap të guximshëm vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd. Në profilin e saj në Twitter, eurodeputetja shprehet se është e mirëpritur vizita historike e Ramës.
“E mirëpres vizitën historike të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi. Ajo përfaqëson një hap të guximshëm për të ardhmen e të gjithë rajonit”, shkruan Fajon. Deklarata e saj vjen pak minuta pas përfundimit të konferencën së përbashkët të dy kryeministrave në Beograd.















