• Latest
  • Trending
  • All

Faji i eksodit

28/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Faji i eksodit

28/04/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Ndriçim Kulla

Eksodi ka qenë shqetësimi më i madh që Shqipëria i ka shkaktuar Bashkimit Europian pas vitit 1990. Madje mund të thuhet se Bashkimi Europian priti që Shqipëria të kalonte një periudhë disavjeçare pa eksod, pas vitit 1997, kur ndodhi eksodi i fundit i madh, që të niste seriozisht procesin e integrimit të vendit tonë, me hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit,  dhe që u finalizua në 2006. Bashkimi Europian na e dha të drejtën e lëvizjes së lirë vetëm pasi kaloi një kohë e gjatë nga eksodi i fundit masiv, 13 vjet.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ka një dallim të madh midis eksodeve që kanë ndodhur në Shqipëri në fillim të tranzicionit, deri në vitin 1997 dhe eksodit të fundit, në 2015. Eksodet e mëparshme kanë ndodhur në kushtet e mungesës së lëvizjes së lirë për shqiptarët jashtë vendit. Eksodi i fundit ndodh në kohën kur shqiptarët kanë të drejtën e lëvizjes së lirë.

Prandaj eksodi i fundit është më i rëndë, më i frikshëm se eksodet e vitit 1991 apo të vitit 1997. Shqiptarët që po largohen sot nga vendi nuk janë ata të vitit 1991, as ata të vitit 1997. Në eksodet e mëparshme janë larguar qytetarë të një vendi i cili nuk kishte nisur akoma negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Me eksodin e sotëm po largohen qytetarët e një vendi kandidat të Bashkimit Europian.

Rreziku më i madh i eksodit të ditëve të fundit është që Bashkimit Europian t’i ngjallet dyshimi se mos integrimi i Shqipërisë, me dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE, ka ecur më shpejt se përmirësimi i qeverisjes në Shqipëri, gjë që reflektohet në sjelljen e qytetarëve. Se qytetarët nuk largohen masivisht nga një vend i mirëqeverisur. Kjo gjë do të ketë një kosto të madhe në procesin e integrimit të vendit. Sot në Shqipëri po kërkohet me të madhe faji për eksodin e fundit.

Qeveria, e cila pak kohë më parë kur ishte fjala për meritën e marrjes së statusit të vendit kandidat, e drejtonte gishtin nga vetja, tani që është fjala për të gjetur fajtorin e drejton gishtin nga opozita, e cila paska qeverisur keq kur ishte në pushtet dhe pasojë e kësaj qeverisjeje të keqe na qenka eksodi i fundit. Nuk dua këtu të mbroj qeverinë e mëparshme, kam shumë kritika për të, për të cilat edhe kam mbajtur qëndrim në atë kohë, por logjika të thotë se, nëse qeverisja e para 23 qershorit 2013 do të kishte qenë aq e keqe sa të bëhej shkak për eksodin, atëherë ky eksod do të ndodhte sa kohë që ajo qeveri ishte në pushtet, jo sot rreth dy vjet më vonë.

Në qoftë se eksodi ka si shkak qeverisjen e keqe, atëherë qeveria e sotme duhet ta kërkojë fajin te vetja, se ata qytetarë që e ndjejnë veten aq të prekur nga qeverisja e keqe sa për të braktisur vendin, nuk vonohen kaq shumë që ta bëjnë këtë gjë. Por do të ishte një shpjegim i thjeshtë që fajin për eksodin ta shikoje vetëm te qeveria e sotme, apo edhe si faj të përbashkët me qeverinë e kaluar. Se faji për eksodin është më i thellë.

Qeveria e sotme, pra e kohës kur ndodh eksodi, ka një pjesë të madhe të fajit, për shkak se u teprua me disa masa shtrënguese të cilat në origjinë qenë politika të drejta, por që si çdo gjë që teprohet mund të arrijë efekt të kundërt. Por kur kërkojmë fajin për eksodin bëhet fjalë për një problematikë të trashëguar nga një kohë më e gjatë se qeveria paraardhëse. Faji më i madh më duket se është propaganda me të cilën janë ushqyer shqiptarët këta 25 vjet. Të gjitha qeveritë kanë dashur që t’i bëjnë shqiptarët të ngopen me lugën bosh të integrimit, duke i mbajtur me shpresën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, kur gjërat do të rregulloheshin si me magji. Shqiptarët sikur u mësuan me këtë imazh të Tokës së Premtuar dhe përpiqeshin ta rregullonin jetën si të mundnin kur qeveritë nuk i shtrëngonin shumë.

Eksodi biblik ishte një udhëtim drejt Tokës së Premtuar i njerëzve që kishin shpresë. Por për ata që ishin nisur në këtë udhëtim ishte marrë një vendim që nuk do ta shkelnin vetë këtë tokë. Vetëm pasardhësit e tyre do të kishin mundësi ta bënin këtë gjë. Kështu kishte vendosur Zoti. Por këtë gjë e dinte vetëm lideri i atyre që ishin nisur në këtë eksod, Moisiu. Nëse ai do t’ua tregonte edhe të tjerëve, e gjithë ndërmarrja do të dështonte patjetër. Shqipëria e pas vitit 1990 shpalli si objektiv integrimin në Bashkimin Europian, pra e shpalli BE-në si Tokën e Premtuar.

Liderët tanë i dhanë shpresë popullit. Por ndërkohë shqiptarët nuk kishin lirinë e lëvizjes. Prandaj shqiptarët nuk kishin as besim te liderët, as durim sa të arrihej ky objektiv dhe Shqipëria të bëhej pjesë e Bashkimit Europian, duke gëzuar një nivel mirëqenieje afër mesatares së tij. Nuk qenë as të bindur se kjo gjë do të arrihej sa kohë që ishin gjallë ata. Për këtë arsye pati disa eksode masive, nga deti, nga toka, i fundit prej të cilëve ndodhi në 1997. Shqiptarëve iu tregua një Tokë e Premtuar, por nuk iu ngjall shpresa se do ta arrinin atë. Shpresa u krijua pak nga pak më vonë, me veprime të përbashkëta të qeveritarëve tanë dhe të zyrtarëve të lartë të BE-së që vizituan Shqipërinë, dhe u bë e prekshme me fitimin e së drejtës së lëvizjes së lirë.

Eksodi i fundit është një shenjë se ka nisur të thahet pikërisht lulja e shpresës, e kultivuar me aq mund dhe së cilës nuk ia kemi ditur vlerën sa duhet. Por fakt është se u ngjall një shpresë në këtë vend për një periudhë kohe. Zhgënjimi nga vështirësitë ekonomike sigurisht që është shkaku kryesor i eksodit të fundit. Por nuk është i vetmi. Se njeriu është dhe një qenie kulturore. Ai ka edhe stomak, por edhe shpirt.

Stomaku ushqehet me bukë, shpirti ushqehet me kulturë. Lipset të mendohet për të dyja aspektet e mirëqenies, asaj materiale dhe asaj kulturore. Se ata që ikin janë kryesisht të rinjtë, të cilët janë brezi që ka nevojë për t’i forcuar rrënjët kulturore që e lidhin me vendlindjen. Prandaj ka nevojë për politika zhvillimi të dyfishta, ekonomike dhe kulturore. Se njeriu i ushqyer me kulturë ka më tepër lidhje me vendin dhe është më i prirur për të shfrytëzuar çdo mundësi që ta ndërtojë të ardhmen e tij këtu. Njeriu i paushqyer me kulturë, pa rrënjë kulturore, e braktis vendin shumë lehtë, se me të nuk e lidh asgjë veç nevojave materiale.

Previous Post

Armiku nuk është Amerika

Next Post

Veliaj, kandidati që bën sikur

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Veliaj, kandidati që bën sikur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.