Facebook ka ndryshuar emrin e platformës dhe tashmë do të quhet “Meta”, ndërsa lajmi u bë i ditur nga vetë Mark Zuckerberg
Ndryshimi i fundit është një përpjekje për të drejtuar vëmendjen drejt rrjetit “metaverse”, një botë në internet ku njerëzit mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një mjedis virtual.
Themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, ka thënë se “meta” është fjalë greke që do të thotë “përtej”. “Për mua kjo gjë simbolizon se ka gjithmonë diçka më shumë për të ndërtuar dhe ky është një kapitull i ri”, ka thënë Zuckerberg.
Ndryshimi nuk zbatohet për platformat e tij individuale, si Facebook, Instagram dhe Whatsapp, vetëm kompania mëmë që i zotëron ato.
Në vitin 2015, Google ristrukturoi kompaninë e saj duke e quajtur firmën e saj mëmë Alphabet./ BBC



















