• Latest
  • Trending
  • All

Evropa lehtëson kontrollet kufitare

15/06/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Evropa lehtëson kontrollet kufitare

15/06/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme, SHQIPERIA

Vendet evropiane lehtësuan sot kontrollet kufitare ndërkohë që rastet e infektimeve me koronavirusit kanë rënë, pas tre muaj bllokimesh.

Megjithatë, vazhdon të jetë e mbyllur pjesa më e madhe e Spanjës, ku janë ende në fuqi rregullat e karantinës dhe ku shumë njerëz që dikur lëviznin përtej kufijve, ende punojnë nga shtëpia.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Aeroportet greke po lejojnë më shumë fluturime ndërkombëtare, ndërsa ky vend përpiqet të ruajë bizneset e sezonit veror.

Turistët gjermanë që po dynden në Danimarkën fqinje, krijuan një radhë prej 8 kilometrash.

Spanja po lejon si fillim 10,000 pushues nga Gjermania ndërsa qeveria e Madridit po bën plane për turizmin masiv, përpara se të hapet plotësisht në javët e ardhshme.

Qindra gjermanë u bënë sot turistët e parë që mbërritën në Majorka të Spanjës pas mbylljes së kufijve në muajin mars.

Për turistët ishin vendosur shenja që i kujtonin ata në gjermanisht dhe spanjisht për të larë duart dhe mbajtur maska, si dhe të qëndronin në radhë në distancë nga njëri-tjetri. Para hyrjes, secilit i matej temperatura dhe dokumentet e tyre kontrolloheshin nga personeli kufitar, gjithashtu me maska në fytyrë.

Zona e Shengenit prej 22 vendesh të BE-së plus Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, normalisht operon pa kontrolle kufitare. Por, prej tre muajsh, këto vende i kanë mbyllur kufijtë në shumicën e tyre.

Zyrtarët shpresojnë se heqja e kontrolleve të brendshme kufitare do të lejojë një rihapje graduale edhe me vendet e tjera, duke filluar nga korriku dhe do të ringjallë industrinë e turizmit që kishte qëndruar e fjetur gjatë periudhës së bllokimit.

Ky sektor përbën rreth 10 për qind të ekonomisë së BE-së dhe zë një peshë edhe më të madhe në vendet mesdhetare.

Në Greqi, udhëtarët që hyjnë me anë të ajrit, konsiderohen si rrezik i lartë, prandaj do të testohen dhe do të karantinohen deri në 14 ditë, në varësi të rezultatit. Kufizimet do të mbeten në fuqi për udhëtarët nga Britania dhe Turqia. Udhëtarët që mbërrijnë nga aeroportet e tjera do të testohen në mënyrë rastërore.

Komisioni Evropian ka hapur në internet faqen “Rihapja e BE-së” https://reopen.europa.eu/en, ku jepen informacione mbi udhëtimet, rregullat për mbrojtjen nga koronavirusi, dhe nëse hotelet apo plazhet janë të hapura për pushuesit.

TURISTËT NGA SHBA DHE RAJONE TË TJERA DUHET TË PRESIN

Tani për tani, turistët nga Shtetet e Bashkuara, Azia, Amerika Latine dhe Lindja e Mesme thjesht do të duhet të presin.

Komisionerja e çështjeve të brendshme të Bashkimit Evropian, Ylva Johansson, u tha vendeve anëtare javën e kaluar se “duhet të hapen sa më shpejt të jetë e mundur” dhe sugjeroi se e hëna ishte një datë e përshtatshme.

Shumë vende po veprojnë kështu, duke lejuar udhëtimin nga BE-ja, Britania dhe pjesa tjetër e Evropës që zakonisht lëviz pa pasaporta brenda zonës Shengen, ku përfshihen edhe vende që nuk janë anëtare të BE-së, si Zvicra.

Rihapja e Evropës nuk do të jetë një përsëritje e kaosit të mbylljeve të pakoordinuara të kufirit në muajin mars, të cilat shkaktuan bllokime të trafikut që shtriheshin me kilometra të tëra. Është megjithatë një punë e komplikuar me gërshetim rregullash të ndryshme. Dhe, megjithëse rajonet turistike po mbajnë shpresat tek hapja, shumë evropianë mund të vendosin të qëndrojnë pranë shtëpisë këtë verë.

Kjo është diçka që vendet e varura nga turizmi mesdhetar si Greqia përpiqen ta shmangin. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pranoi të shtunën se “shumë do të varen nga fakti nëse njerëzit ndjehen të qetë për të udhëtuar dhe nëse ne mund ta projektojmë Greqinë si një destinacion të sigurt”.

Greqia ka theksuar menaxhimin e saj të pandemisë. Në vend pati vetëm 183 vdekje. Në përgjithësi, Evropa ka parë më shumë se 182’000 vdekje të lidhura me virusin këtë vit, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins që gjithashtu tregon se Evropa ka pasur 2.04 milionë nga 7.8 milionë infeksione në botë.

Kontrollet kufitare në disa vende tashmë janë zhdukur. Italia hapi kufijtë e saj në 3 qershor dhe qytetet në kufirin gjermano-polak festuan në orët e para të së shtunës ndërsa Polonia hapi portat. Në mesnatë, kryetarët e komunave Goerlitz, Gjermani dhe Zgorzelec, Poloni prenë zinxhirët e një gardhi që kishte ndarë dy qytetet.

Gjermania, si Franca dhe të tjerët, po heq të hënën kontrollet e mbetura të kufirit dhe po anullon kriterin që personat që mbërrijnë të dëshmojnë se kanë një arsye të mirë për të hyrë.

Po ashtu, vendi po lehtëson një paralajmërim në mbarë botën kundër udhëtimeve jo-thelbësore në vendet e përjashtuara evropiane – përveç ndoshta Finlandës, Norvegjisë dhe Spanjës, ku mbeten kufizimet e udhëtimit, dhe Suedisë, ku niveli i rasteve të reja të të infektuarve me koronavirusin vlerësohet shumë i lartë./VOA/

Previous Post

Bie nga muri 10 metër i lartë, në gjendje të rëndë 8 vjeçari në Gjirokastër, niset me urgjencë drejt Tiranës

Next Post

Zyra e BE injoron njoftimin e Grenell: Lajçak nesër sjell datat e dialogut

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Zyra e BE injoron njoftimin e Grenell: Lajçak nesër sjell datat e dialogut

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.