• Latest
  • Trending
  • All

EURO 2016, De Biasi akuza të rënda për skuadrat pjesëmarrëse

23/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

EURO 2016, De Biasi akuza të rënda për skuadrat pjesëmarrëse

23/06/2016
in Lajme

Gianni de Biasi ka dyshime se skuadrat e tjera të Euro 2016 I përshtatën rezultatet në varësi të llogarive të kualifikimit. Kështu do të kishte bërë edhe Shqipëria, në rast se nuk do të kishte luajtur të dielën. Dita në të cilën luajtëm thotë De Biasi ishte një aspekt negative sepse ne nuk dinim rezultatet e tjera, gjatë një interviste për Supersport.

De Biasi a do të vazhdoni të jeni pjesë e rrugëtimit të kombëtares shqiptare?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kam një kontratë me Federatën deri në 2017, ndaj mendoj se në kualifikueset e Botërorit tjetër do të jem trajneri i Shqipërisë, përveçse në rast se presidenti e mendon ndryshe.

Meritoni duartrokitje për atë që keni dhënë në turne…

Më shumë i meritojnë djemtë që kanë çuditur të gjithë në këtë turne dhe mendoj se gjëja më e bukur është se skuadra del me kokën lart nga një turne i rëndësishëm. Ka keqardhje nga të gjithë që nuk mundëm të vazhdonim. Bëmë aq shumë tifo për të tjerët që të vinin rezultatet që na nevojiteshin, por nuk ndodhi kështu. Largohemi gjithsesi me kokën lart dhe me bindjen se kemi dhënë gjithçka. Fakti që ne kemi luajtur të dielën ishte një aspekt negativ, pasi të tjerët mundën të përshtatnin rezultatet që kishin dalë nga fusha dhe kush luajti sot apo dje, kishte avantazhe në krahasim me ne.

Lorik Cana ka vendosur të largohet nga Kombëtarja dhe në këto momente kujtohet momenti kur i komunikuat që nuk do të luante ndaj Rumanisë…

Loriku në këtë Europian na ka dhënë një shembull të rëndësishëm që nëse do të jesh një njeri për skuadrën, duhet të jesh një person bujar që di të vërë interesat e skuadrës para interesave personal. Unë e di se sa dëshirë kishte ai që të luante ndeshjen e fundit kundër Rumanisë, pas skualifikimit në ndeshjen që për të do të thoshte shumë, kundër Francës. Ai ishte shumë pozitiv, gjithmonë aty për t’i dhënë një dorë shokëve. Dhe kur në mëngjesin e ndeshjes kundër Rumanisë i komunikova që nuk do të kishte luajtur, mendoj se ai ishte një reagim prej një personi të madh aq sa pastaj munda t’ia referoja grupit në mbledhje para ndeshjes. Mendoj se ishte një leksion shumë i rëndësishëm që ua la djemve më të rinj se ai, që kanë bërë më pak se ai, por që kanë më shumë pretendime.

A keni ndonjë peng nga kjo paraqitje?

Nuk kam peng, vetëm që nuk morëm rezultate që mund t’i bënim si ndaj Zvicrës, ashtu edhe ndaj Francës, nëse do të kishim pasur pak më shumë cinizëm në momente të caktuara të ndeshjes. Jemi ndoshta shumë jo ekspertë, në fushë duhet të jemi më të aftë të lexojmë disa momente të ndeshjes në të cilat mund të ngadalësosh lojën, në të cilat mund të kërkosh një faull, të mundohesh të fitosh kohë, këto aspekte që bëjnë pjesë te zgjuarsitë e dinakëritë e një lojtari ekspert. Ne kemi një skuadër relativisht të re dhe qartësisht që në këto nivele konkurrimi është shumë i lartë, ka skuadra të një niveli të lartë dhe lojtarë të mësuar të luajnë në kompeticione të nivelit të lartë.

E mendonit një paraqitje të tillë në Francë?

Në vigjilje të turneut nuk e mendoja këtë paraqitje. E dija që Franca luante në shtëpi dhe ishte e vështirë të siguronim rezultat ndaj tyre, edhe pse në të vërtetë në fushë do ta kishim merituar. Zvicra ka më shumë cilësi se ne në këto momente, edhe pse në 10 kundër 11 nuk e tregoi. Rumania është një skuadër në rritje që ndaj nesh ndeshi në vështirësi, mendoj se kemi pikët që meritonim. Por një pikë mes Zvicrës dhe Francës do të na kishte mundësuar të shkonim para dhe mendoj se do ta kishim merituar, pasi siç thashë në fillim, skuadra në nivel paraqitjeje ka qenë shumë mirë. Nuk kemi bërë asnjëherë tre paraqitje kaq të mira si skuadër edhe në kualifikueset për të ardhur këtu.

Tani puna vazhdon në shtator. Cilat janë mundësitë e Shqipërisë në eliminatore?

Unë mendoj se nëse ne vëmë veten në të njëjtin nivel si Spanja e Italia, e nisim me këmbën e gabuar. Mendoj se ato kanë vlera teknike më të mëdha, kanë një histori kombëtaresh shumë më të rëndësishme se e Shqipërisë. E dimë që ndoshta jemi skuadra e tretë në grupin kualifikues, shpresojmë të jemi të tretët nga pikëpamja cilësore. Pastaj diferencën e bën se si në fushë do të arrijmë të bëjmë ndeshjet, nëse kujtohemi se çfarë na mundësoi të vijmë deri në këto nivele. Unë mendoj se ishte kohezioni i grupit, dëshira për të çuditur dhe dëshira për të menduar se nuk kemi arritur, por se jemi ende në stacionin e parë të rrugëtimit tonë.

Skuadra ka vështirësi në fazën ofensive. A po punohet në këtë aspekt me të dhe për të ndryshuar skemë loje?

Mund të luaj edhe me 3-4 sulmues, siç bëmë kundër Ukrainës dhe pastaj pësojmë 3 gola. Luajmë me atë që hedhim në fushë dhe mendoj se skuadrat jetojnë mbi ekuilibra të hollë që duhen marrë shumë në konsideratë. Mua do të më pëlqente të luaja me tre sulmues të mirëfilltë, por do të na duhej të luanim me tre mesfushorë të një tipi të veçantë, katër mbrojtës të një tipi. Do të studiojmë sisteme të reja loje gjatë kësaj periudhe, shpresojmë që të kemi kohën për t’i përgatitur. Por mendoj se duhet të nisemi nga siguritë që kemi marrë nga ky edicion, edhe pse ne e kemi mendjen shumë dinamike dhe mendojmë gjithmonë si të përmirësojmë situatën.

Tags: edi rama
Previous Post

Gjashtë kolegje private në Kosovë rrezikojnë mbylljen

Next Post

Historiani grek trondit Athinën: Sollëm grekët nga Anadolli dhe dëbuam çamët

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Historiani grek trondit Athinën: Sollëm grekët nga Anadolli dhe dëbuam çamët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.