Shefi i deritashëm i EULEX-it, Bernd Borchardt do të largohet këtë javë dhe se procesi i rekrutimit të shefit të ri të EULEX-it ka filluar.
Kështu ka thënë, Dragana Nikolic-Solomon, nga zyra për media në EULEX, e cila përveç që ka treguar se ka filluar si proces, nuk ka dhënë detaje tjera.
Ndryshe, gjermani i cili shërbeu dy vite në krye të misionit të EULEX-it, nesër do ta mbajë një ndejë lamtumirëse, ku do të ketë edhe një fjalim. Ndryshe, ditë më parë ai ka thënë se terrorizmi që nxitet nga aspekti fetar ose një mënyrë tjetër është kërcënim shumë i madh jo vetëm për Kosovën, por për gjithë Evropën.
Duke folur për punën e misionit evropian në Kosovë, gjermani Borchard ka treguar se janë 372 aktgjykime që ndërlidhen me rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kurse për “peshqit e mëdhenj” Borchard ka shtuar se posa të sigurohen provat e mjaftueshme do të ngrihen aktakuza edhe ndaj tyre.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














