Shqipëria starton kualifikueset e botërorit “Katar2022” në transfertë përballë Andorra, të enjten në orën 20:45. Në një format ku vetëm vendi i parë kualifikohet direkt dhe vendi i dytë shkon në “play-off”, ndeshja si kjo kundër Andorra vlejnë vetëm tre pikë.
Është shumë e rëndësishme që kuqezinjtë të startojë këtë aventurë me një fitore, çdo rezultat tjetër mund të zbejë këto kualifikuese ende pa nisur mirë. Trajneri Edy Reja dhe i gjithë grupi i lojtarëve janë të vetëdijshëm se kjo është një sfidë më e rëndësishme se sa ajo kundër Anglisë të dielën. Tekniku italian flet në konferencën zyrtare për shtyp përpara sfidës kundër Andorra



















