• Latest
  • Trending
  • All

Etatizimi i shoqërisë shqiptare, si rikthim i në të kaluarën – Nga Artan Fuga

28/09/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Etatizimi i shoqërisë shqiptare, si rikthim i në të kaluarën – Nga Artan Fuga

28/09/2022
in Aktualitet

Shtresa gjithnjë e më të mëdha të popullsisë jetojnë duke qenë të varura krejtësisht nga buxhete publike, ndikohen thelbësisht nga politika qeveritare, kanë të bëjnë përditë dhe çdo orë me administratën publike, janë të lidhura në fatet e tyre me politikën e ditës, kanë druajtje dhe frikë nga ajo se çfarë i pret nga ndryshimi i klimës politike, dhe janë pra edhe shumë vulnerabël ndaj presioneve të zyrave për t’u orientuar politikisht kështu apo ashtu. Ose vetë nuk u bëhet vonë përveç se të ruajnë statukuonë e tyre ndonëse në kushte jo të përshtatshme.

Nuk po numuroj këtu nëpunësit e administratave qendrore apo të atyre që janë të punësuar në bashki. As ushtarakë të uniformave të ndryshme. Të gjithë këta po i shumëzoj me pesë për të llogaritur sa njerëz të familjeve të tyre kanë po këtë status të etatizuar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Po shtoj këtu mijëra mësues, edukatorë të ndryshëm të institucioneve arsimore publike si edhe ata mijëra punonjës që marrin rroga në institucione kulturore apo arsimore publike.

Nuk po merrem as me dhjetra deputetë, anëtarë këshillash bashkiakë, anëtarë bordesh, këta po se po.

Po shtoj këtu edhe pensionistët që shohin në dritë të syrit dhe në gishtat e dorës arkëtaren që u numëron lekët e pensioneve.

Po shtoj edhe të gjithë të papunët si edhe ata që jetojnë me ndihma sociale, që mezi shtyjnë ditët për të marrë ato çika parà për të mbushur barkun me bukë.

Mijëra mjekë, infermierë të spitaleve dhe ambulancave publike, punonjës administrate të universiteteve publike dhe pa fund të tillë. Posta, Telekomi, ushtria, garancia e ku e di unë se çfarë tjetër.

Këtu fus edhe ata qindra biznese të vegjël që kanë kontrata shërbimesh me shtetin, qeverinë, ministritë, bashkitë dhe mijëra punonjësit e tyre që pronarët sigurisht iu thonë: “Ej, kujdes me shtetin, se aty e fitoni koromanen!”.

Sa mijëra punonjës kompanish ndërtimi që jetojnë me punën që bëjnë në firma të cilat kanë nevojë për leje ndërtimi. “Kujdes! Na duhet leja e ndërtimit, leja e kolaudimit, e shfrytëzimit, etj. Kijeni mendjen në vend!” – iu thotë pronari!

Mijëra biznese që gjithmonë tatimori u gjen gabimin dhe pasi u tregon ligjin e ftohtë, u vendos gjoba nëse duhet, për të treguar se këtu ka rregull, apo jo?

Sa mijëra fermerë të vegjël që dikur quhej “fshatarësi” diku kanë nevojë për një shtesë shtëpie, aty për një meremetim, aty të kadastrojnë ndonjë prone.

Po tenderat? Sa mijëra vetë punojnë me tenderat që lidhin fashat e sipërmarrjes punonjëse dhe zyrave e burokracisë?

Ndërkaq politika e shfrenuar e asaj që quhet gjoja partneritet Privat-Publik ka vepruar në dy anë: Të mirat publike ia jep privatit që zgjidhet që të pëdoret ai si letër higjenike dhe kapitalet e privatit i vendos nën hyqmin e burokracisë politiko-shtetërore.

Jeta ekonomike e individit sikurse edhe e gjithë jeta e tij sociale e përditshme vërtitet sot rreth administratës së shtetit.

Politizimi i jetës e ka tharë si demokracinë, ashtu edhe lirinë dhe autonominë individuale.

Sa bukur thoshte Tokëvili dikur: “Depolitizimi i jetës së përditshme është themeli i një demokracie të vërtetë!”.

Këtu te ne gjithçka varet nga politika; Edhe një bursë studimi, edhe një e drejtë shkollimi e lartë varet nga vendimet e administratës së shtetit, edhe një liçencë, edhe një kontroll vjetor i automjetit, edhe një recetë për farmaci, madje edhe nëse je ose jo i sëmurë me Covid19 e shpall institucioni shtetror.

Ky eshtë etatizimi i sjelljes individuale në jetën e përditshme. Tani pyes, a ka qenë kaq i etatizuar shqiptari njëqind a dyqind vjet më parë? Rrinte majë malit dhe ruante dhitë, keq a mirë, por as kishte të bënte me shtetin.

Shtet liberal kemi, apo kemi ndërtuar në këto tre dekada Leviathanin që imagjinonte Thomas Hobbess? Shtetin kuçedër që gëlltit gjithçka. Kemi ikur nga socializmi, apo e risollëm përsëri? Çfarë kemi më pak a më shumë sesa Kina?

Kush mund të marrë një PPP pa vendosur këshilli që përbëhet nga vartës të qeverisë dhe anëtarë të partisë politike sunduese?

Edhe numrin e të vdekurve e di vetëm shteti!? Edhe se përse kanë vdekur të vdekurit e di vetëm shteti!? Edhe sa orë të duhet të shkosh me automjet nga Lapraka në Tiranë e di vetëm pushteti në varësi të rrugëve që bllokon!? Edhe të gjesh një vend në varreza përsëri ke punë me pushtetin!? Edhe për lejen e lindjes!?

Kush ka shansin në televizionet private të mos shohë fytyrat e shtetit njëqind herë në ditë? Ku ka lajme pa politikën të futur deri në palcë?

Kjo është reforma e thellë që pret shoqëria shqiptare, jo hedhje ujë trëndafili mbi tokë të zhuritur: Depolitizim i fateve individuale.

Që shanset e njeriut në jetë të mos përcaktohen me dekret nëpunësish. Që shteti të mos e gllabërojë qytetarin. Perndryshe nuk ka opinion të lirë, ka heshtje, sepse pas çdo fjale vjen pasoja!

Shoqëria shqiptare ka nevojë të çshtetëzohet!

Previous Post

Ambasadorë të atrofizuar – Nga Shaban Murati

Next Post

Blinken: Kurrë nuk do të njihet aneksimi i territoreve të Ukrainës nga Rusia

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Blinken: Kurrë nuk do të njihet aneksimi i territoreve të Ukrainës nga Rusia

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.