Ka eskaluar situata jashtë kuvendit të Kosovës.
Në shershin “Adem Jashari” protestuesit kanë nisur të sulmojnë me koktej molotivi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe forcat e policisë, të cilët po kundërpërgjigjen me gaz lotësjellës, për të shpërndarë protestuesit.
Protestuesit janë shpërndarë në grupe dhe policia po përpiqet të pengojë rigrupimin e tyre në afërsi të kuvendit. Forcave policore të vendosura në Shershin “Adem Jashari” vaszhdojnë t’u arrijnë në ndihmë forca shtesë të policisë.
Sulmi me koktej molotovi ka nisur sapo në mesin e protestuesve ka arritur deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i shoqëruar me një grup protestuesve.
Ndërkohë, në sallën e Kuvendit po vazhdon votimi i deputetëve















