Inspektori komunal, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, sipas Policisë së Kosovës është sulmuar në mesditën e djeshme deri sa i cili ishte në ekzekutim të një vendimi për rrënim të një objekti të banimit kolektiv.
Policia e Kosovës, fillimisht e ka arrestuar personin i cili sulmoi zyrtarin e Komunës së Prishtinës, por më pas me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.