Nga fotot e Thaçit, shihet se atij i është organizuar një pritje e veçantë dhe glamuroze nga presidentja Marie Louise Coleiro Preca. Fillimisht ai është përshëndetur me ceremoni ushtarake dhe me zyrtarët e lartë shtetëror.
Nikoqiri kishte rezervuar një veturë klasike për presidentin kosovar, ndërkaq eskorta e tij përcillej nga garda ceremoniale me kuaj.
Thaçi poashtu është përshëndetur edhe nga shumë qytetarë në kryeqytetin Valletta, derisa nëpër ndërtesa ishin vendosur shumë flamuj të Republikës së Kosovës.
Kujtojmë se edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga, pati qëndruar për një vizitë në Maltë vitin e kaluar, kur presidentja Coleiro Preca inauguroi një statujë të Shën Terezës.











Thaçi dhe Coleiro Preca, pajtohen për rritje bashkëpunimi (Foto)






















