• Latest
  • Trending
  • All


Escobar: Bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

21/01/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet


Escobar: Bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

21/01/2023
in Aktualitet

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të premten se propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është rruga më e mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve drejt një paqeje të qëndrueshme.

Në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, pas takimeve në Prishtinë dhe në Beograd zoti Escobar tha se bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se kjo çështje dhe propozimin franko-gjerman “nuk janë plotësisht të lidhur” më njera tjetrën.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Zoti Escobar tha se fakti që Serbia nuk i ka vënë sanksione Moskës për agresionin e saj në Ukrainë e dëmton imazhin e saj. Intervista është redaktuar për të qenë me e qartë dhe e përmbledhur.

Intervista e plotë:

Zëri i Amerikës: Ju sapo takuar udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi, a mund të na thoni nëse bisedimet do të rifillojnë së shpejti?

Gabriel Escobar: Pikë së pari bisedimet nuk janë ndërprere asnjëherë. Sfida ishte se dialogu u shndërrua në instrument të menaxhimit të krizave. Ne duam ta vëmë në nivelin strategjik dhe mendojmë se propozimi franko-gjerman është i mirë. Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht atë propozim dhe qëndrimi ynë është se duam ta bëjmë të funksionojë për të dyja vendet. Më fjalë të tjera duam që ai të funksionojë në atë mënyrë që të hap ardhmërinë evropiane për të dyja vendet, hap mundësitë për bashkëpunim më të gjerë jo vetëm me Evropën por rajonin dhe Shtetet e Bashkuara në përgjithësi.

Zëri i Amerikës: A ka një datë për takimin e ardhshëm në Bruksel?

Gabriel Escobar: Jo formalisht, por kjo po diskutohet dhe duhet të ndodhë shumë shpejt.

Zëri i Amerikës: Presidenti (Aleksandër Vuçiç) tha se i janë bërë të qarta pasojat dhe sfidat me të cilat do të përballet nëse nuk e pranon propozimin franko-gjerman. A mund të na thoni se cilat janë ato pasoja dhe nëse ai i tha po propozimit?

Gabriel Escobar: Nuk dua të paragjykojë diskutimet që zhvillohen në kuadër të dialogut. Por mund të them se diskutuam hollësisht se cilat janë pasojat për rajonin nëse nuk ecet përpara, për rajonin që të ketë një plagë të hapur, të ketë një konflikt të ngrirë, që në fakt nuk është i ngrirë, për komunitetin që duhet të jetojë nën në trysni siç ndodhë në veriun e Kosovës, me bllokada, trysni dhe njerëz nën ankth. Kjo është ajo për të cilën po flasim. Këtë duam ta zgjidhin në kuadër të dialogut. Mendoj se patëm një bisedë shumë të mirë, mendoj se të gjithë e kuptojmë sfidën e vazhdimit të situatës aktuale.

Zëri i Amerikës: Ai (Vuçiç) ka thënë më herët se propozimi është i papranueshëm. A e ndjeni këtë pas takimit apo mbase ai ka ecur përpara?

Gabriel Escobar: Mendoj se kemi ecur shumë përpara sot në radhë të parë. Biseda ishte shume konstruktive. Prandaj mendoj se kemi bazë për të ecur përpara.

Zëri i Amerikës: Konstruktive në kuptimin që do të rifilloni dialogun mbështetur në propozimin franko-gjerman?

Gabriel Escobar: Aktualisht ky është propozimi në tryezë. Tani, si do ta negociojmë aneksin mbi zbatimin, është një rrëfim tjetër. Në këtë Serbia ka 50 për qind të pronësisë mbi procesin dhe nuk ka asgjë për të pasur frikë. Propozimi paraqet shumë mundësi.

Zëri i Amerikës: Ju keni qenë shumë të vendosur kur keni folur për detyrimin e zotit (Albin) Kurti për të zbatuar marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Por edhe ai është i vendosur se nuk do ta zbatojë. Si mendoni se do të funksionojë kjo?

Gabriel Escobar: Shikoni, një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar. Ky është fakt. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit. Ne do të fillojmë këtë muaj të flasim me njerëzit që kanë ide shumë të mira dhe ne në fakt flasim për madhësinë e klasave në shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo shërbimet e ndihmës mjekësore, asgjë frikësuese. Ne flasim se si ta bëjmë veriun e Kosovës më funksional dhe më të lidhur me qeverinë në Prishtinë. Ne do ta bëjmë këtë. Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare e pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë.

Zëri i Amerikës: Ju kuptova mirë se nëse zoti Kurti nuk e bën do ta bëni ju?

Gabriel Escobar: Do të fillojmë bisedimet në shkallë vendi për atë se çfarë nënkupton ky detyrim për qytetarët e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Nëse zoti Kurti pajtohet në fund ta përmbushë këtë detyrim….

Gabriel Escobar: Më lejoni, Kurti nuk ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar…

Zëri i Amerikës: Kurti është kryeministër…

Gabriel Escobar: Po, por si e thashë, një person, një palë nuk mund të shmangë atë. Ky është një detyrim ekzistues. Kosova është pajtuar tashmë si qeveri. Çështja është se si do të zbatohet.

Zëri i Amerikës: Nëse zoti Kurti themelon Asociacionin, a është kjo rruga për të inkurajuar Serbinë që të pranojë propozimin franko-gjerman?

Gabriel Escobar: Më lejoni të them se këto dy çështje nuk janë tërësisht të lidhura. Asociacioni është një detyrim ekzistues që duhet të zbatohet. Propozimi franko-gjerman është shumë i mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve drejt një paqeje të qëndrueshme. Ne do të punojmë njëkohësisht sepse i duam të dyja.

Zëri i Amerikës: Presidenti Vuçiç tha së fundmi se është mirënjohës për mbështetjen e Rusisë, por se Serbia nuk e mbështet agresionin kundër Ukrainës dhe i konsideron Donbasin dhe Krimenë si pjesë të Ukrainës. Megjithatë, Beogradi nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Flitet shumë për pasojat politike, dëgjuam edhe mesazhin e Parlamentit Evropian. A ka pasoja të mundshme sa u përket investimeve të huaja nga perëndimi, a do të duan kompanitë të investojnë në Serbi nëse ajo mbetet në këtë anë të historisë?

Gabriel Escobar: Mendoj se do të ketë pasoja. Mendoj se po cenohet imazhi i Serbisë si shtet perëndimor. Është e vërtetë që kompanitë na pyesin nëse Serbia është nën sanksione dytësore, nëse Serbia është një partner solid, dikush tek i cili mund të mbështeten në planin afatgjatë? Këshilla ime është që t’i bashkoheni Perëndimit në zbatimin e të gjitha masave dhe sanksioneve, në mënyrë që Serbia të mos jetë përjashtim në rajon.

Zëri i Amerikës: Sipas informacioneve tuaja, a kanë marrë pjesë njerëz nga Rusia në tensionet në Kosovë dhe në barrikada?

Gabriel Escobar: Nuk kam ndonjë informacion konkret, kam dëgjuar vetëm thashetheme. Por barrikadat dhe tensionet në Kosovë nuk kanë nevojë që Rusia t’i përkeqësojë ato, ato tashmë janë të këqija.

Zëri i Amerikës: Zoti (Derek) Chollet, shprehu shqetësimin lidhur me akuzat se grupi mercenar rus Wagner po rekruton njerëz në Serbi dhe vende të tjera. Z. Vuçiq e mohoi atë, ashtu si edhe z. Yevgenij Prigozhin, kreu i Grupit Wagner, në një përgjigje për Zërin e Amerikës. Cili është informacioni juaj për të?

Gabriel Escobar: Derek Chollet e tha më së miri. Ai tha se Wagner ka një ndikim shumë malinj në të gjithë botën. Është keq për çdo vend ta bëjë këtë. Është e paligjshme këtu. Qeveria juaj e ka të qartë këtë, ashtu si edhe e jona. Nëse ka, duhet të ndalet dhe qeveria duhet ta ndjekë penalisht. Ne kemi vendosmërinë e tyre se do ta bëjnë këtë.

(Zëri i Amerikës)

Previous Post

103 vjet nga Kongresi i Lushnjës, akti themelor kushtetues për Pavarësinë e plotë të Shqipërisë

Next Post

Gjermani/ Në mars pritet ligji i ri i migracionit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Gjermani/ Në mars pritet ligji i ri i migracionit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.