• Latest
  • Trending
  • All

Esat Pasha si e rropi thesarin e Princ Vidit

16/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Esat Pasha si e rropi thesarin e Princ Vidit

16/04/2016
in Histori

Në muajin maj të vitit 1913, pas një alarmi të stimuluar se rebelët po hynin në qytetin e Durrësit dhe se rrezikohej jeta e princ Vidit, i gjithë stafi i tij transferohet në një luftanije italiane në det. Nga ish sekretari privat i Princ Vidit, Armstrong vjen një dëshmi interesante. Në rrëmujë e sipër janë vjedhur në Pallat rreth 40 mijë franga ar. Dhe deri tani nuk janë sqaruar gjërat në se pas vjedhjes qëndrojnë italianët, vendasit, apo dhe autori i kujtimeve i cili në shënimet e botuesit të kujtimeve lidhur me këtë ngjarje, cilësohet “aventurier ekscentrik”. Realisht kjo sasi parash i është adresuar atij, por ai nuk i ka futur në baulet e veta që ishin bërë gati për t’u transferuar në anijen e luftës “Misurata” por ja ka lënë në ruajtje shërbëtorit të vet…” Shërbëtoret erdhën në kohën e duhur, por valixhen time nuk e pashë gjëkundi”! thekson Armstrong. Të neglizhohej që të hiqeshin objekte më të parëndësishme nga baulet dhe të lihej  jashtë paratë e arta, sigurisht që është prologu i një enigme e madhe…

Atmosfera e panikut te stimuluar si manovër politike

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Armstrong e përshkruan situatën si shumë të rëndë në atë periudhë kur ka ndodhur grabitja e thesarit. Sipas tij ishte data 23 maj 1913. Ai tregon se situata ishte e rëndë, por le të kuptoje se përfaqësuesit italianë qenë ata që arritën ta bindnin Vidin ose ta trembnin se situata kishte dalë nga duart dhe se kishte degraduar trashmë. Përveç kësaj sipas Armstrongut, në anijen ushtarake italiane “Misurata”, të ardhurit, përfaqësues të qeverise Vidi, pasi u imbarkuan, u mbajtën si te arrestuar nën urdhrat e kapitenit të Misurara-s, nën pretekstin e ruajtjes nga rebelet që mund të vinin në anije. Ndërkohë thekson dëshmitari okular i kësaj situate, ai nga anija shikonte se çfarë ndodhte në tokë. “E kishim kënetën si në pëllëmbë të dorës dhe i shihnim mirë njësitë tona që akoma mbaheshin mirë në pozicionet rreth urës; zjarri kishte pushuar dhe, me sa mund të shikoja unë me dylbi, çdo gjë dukej të ishte pak a shumë në rregull”. Kur çdo gjë ishte në dukje të rregullt në anijen “Misurata” atmosfera përshkruhet kështu: “ …urdhri ishte që askush të mos lejohej të largohej nga anija për momentin”. Me pasi ai vëren se në fakt ata mbaheshin në anije pavarësisht se atyre u pëlqente apo jo. “Isha shume i inatosur dhe i thashë kapitenit nëse duhet ta konsideronim veten si të burgosurit e tij. Përgjigja e tij të linte të kuptoje se mund ta quaje veten si të doje, por se urdhrat e tij ishin që askush të mos lejohej të kthehej në qytet”.

Grabitja e thesarit të Princ Vidit në maj të vitit 1913

Armstrong në shënimet e tij tregon veprimet e momentit se si thesari mbeti në një kënd të ndërtesës qeveritare në momente paniku të përgjithshëm: “Mora gjithçka që e quaja të vlefshme, argjendaritë, suvenire dhe i vendosa kur dola jashtë dhomës. Në atë çast erdhi Von Trotha me 2 çanta që përmbanin 40 000 mijë franga ar, një pjesë e fondeve të Oborrit, për të cilat unë duhej të gjeja hapësirë në baulen time, që u bë tani kaq e rëndë saqë nuk mund ta mbaja dot vetëm. E tërhoqa atë tek fundi i shkalleve, ku po mblidheshin edhe bagazhet e tjera, dhe e lashë aty pasi i thashë një shërbëtori të mos ia ndante sytë”.

Kjo është dëshmia e parë e faktit te ekzistencës së një sasie të madhe floriri e cila ishte e ndarë në dy çanta. Pra një sasi e konsiderueshme… po ç’ndodhi më tej? Situata përshkruhet në faqen 63 të librit të sjelle në shqip nga një përkthim i Lutfi Dervishit.Sipas autorit Armstrong, Legata Italiane u ka bërë thirrje që të largoheshin shpejt, pasi rebelet po vinin me shpejtësi dhe moli mund të gjendej nën zjarrin e pushkëve. Ndërkohe te moli priste “Misurata” në bordin e te cilës ekipi qeveritar i Vidit është ngjitur me shpejtësi. Këtu konstatohet se 40 000 frangat e arta janë zhdukur…” Shërbëtoret erdhën në kohen e duhur, por valixhen time nuk e pashë gjëkundi”! thekson Armstrong.

Dëshmia

Sipas Syrja Vlorës, ato sende, transportimi i të cilave ishte i vështirë, për shkak se ishin të rënda apo tepër delikate, Esat Pasha i vendosi në një shtëpi në Korfuz. Ato edhe sot ndodhen aty, nën kujdesin e qeverisë së atjeshme. Tablotë e bukura dhe lapsi i zi me 6 stampa, të cilat Princi i kishte të trashëguara nga gjysh-stërgjyshi, vlenin 90 mijë marka. Por, Esat Pasha nga të tilla karta nuk kuptonte dhe nuk kishte dijeni për vlerën e tyre. Edhe dy copë dyfekë historikë, dëgjova se ia dha Baron Aliottit si shpërblim për shërbimet që ai i bëri. Banjat, pasqyrat, gardërobat, qelqurinat, fronet, kanapetë, etj., shumë të vlefshme dhe të stilit, ranë në dorë të atij e të këtij dhe humbën. Kalin e racës së Princit, Esat Pasha ia dhuroi Mbretit të Malit të Zi. Shalën, takëmet e karrocës, automobilin, karrocat dhe kuajt, i mbajti për vete. Veç këtyre, në kuzhinë, në qilar dhe në vende të ndryshme të Pallatit ndodheshin 200 mijë franga ari, llojlloj pijesh dhe gjëra të tjera.

Ja çfarë grabiti Esat Pasha në oborrin e Princ Vidit:

1-Komplete buke prej argjendi për 48 veta

2-Komplete për mezeri e vakte të ndryshme, të veshura me flori për 24 veta;

3-Takëm për çaj prej argjendi për 24 veta;

4-Një takëm për qepje, shumë i vlefshëm, përzierje me floririn dhe argjendin;

5- 4 copë vazo të argjendta për të vënë biskota, në formë pate,

6- 20 zogj e të tjera prej floriri e argjendi të qëndisura me gurë të çmuar;

7- 8 çifte shandanësh; 8-6 copë armë të vjetra, të stolisura me flori dhe argjend;

9- 25 copë armë të reja;

10- 40 copë statuja të vogla dhe të mëdha prej tunxhi;

11-Më shumë se 2 mijë copë pjata buke, porcelani;

12-Enë të bukura për lloje të ndryshme pijesh;

13-Sirtarë të stolisur argjendi dhe tunxhi të punuara në Sevër;

14-Rreth 20 vazo lulesh shumë të bukura e shumë të vlefshme;

15-Rreth 20 miniatura;

16- 50 copë tablo të vlefshme;

17- 40 valixhe dhe sëndukë; nga armata franceze

18-Shumë komplete petkash vetjake dhe për zonja. Lista është e madhe dhe kësaj sikur “i vë vulën” një foto e vitit 1922. Një foto e bërë nga një fotografi frances Robert Vaucher tregon automobilin e Princ Vidit të sekuestruar nga armata franceze.

“Zhdukja” e 40 mijë napolonave 

Princ vidit i kanë ndodhur edhe grabitje të tjera. Esat pashë Toptani i ka grabitur një pjesë të objekteve personale. Sipas Pëllumb Xhufit: “Thyerja e frontit serb, dhe shfaqja e ushtrive austriake në portat e Durrësit, më 1915, e detyruan atë të marrë edhe njëherë arratinë drejt Italisë (27 janar 1916) Por kësaj rradhe, pashai tiranas, përveç uniformës së gjeneralit që i kishte falur dikur princ Vidi, u kujdes të mbledhë e të ngarkojë në anije, sikur të ishin pronë e vetë, të gjitha mobiljet e takëmet e lëna nga Princi në rezidencën e tij durrsake, kur një vit e ca muaj më parë kishte braktisur Shqipërinë dhe ëndrrën e tij ditëshkurtër mbretërore”. Vlera e mobilieve dhe e çdo sendi tjetër, që u mor dhe u grabit nga banesa e princ Vidit në Durrës, të cilat më vonë u kërkuan zyrtarisht nga legata jonë, sipas shënimeve të marra nga lista, që u dërgua nga Valdenburgu dhe iu dorëzua Ambasadës së Italisë në Vjenë, arrin shumën prej 2 milionë markash, e barabartë me jo më pak se 125 mijë copë flori. Sipas kujtimeve te Syrja  Vlorës, shumicën e këtyre sendeve tepër të bukura, të cilat i mori Esat Pasha, e shoqja i solli në Napoli, ku edhe qëndroi për disa ditë.

Thirri një koleksionist antikash nga Margëlliçi, që ndodhej në rrugën Gaja. Pasi u vuri çmimin i mori dhe shkoi në Zvicër. Më vonë, kur zonja shkoi në Stamboll, disa sëndukë i solli dhe i mbante në shtëpi. Një pjesë e tyre, megjithëse ishin të stolisura me armën dhe emrin e princit, i përdorte nëpër gosti të mëdha. këto gjëra kaq të rralla në vleftë e në bukuri, Esat Pasha i mbajti haptazi në sy të botës kur ishte në Gjenevë. Kur ndonjë e pyeste për to, i përgjigjej se i kishte marrë nga princ Vidi, përkundrejt ndjekjeve të padrejta që princi i kishte bërë dhe dëmit prej 40 mijë napolonash që ai i kishte shkaktuar duke përshirë edhe goditjen me top që i kishte bërë në shtëpi kur e kishin arrestuar. (Shuma 40 mijë napolona është një shifër që përputhet me shumën e vjedhur në muajin Maj. Të ketë pasur ndonjë tentative grabitej nga ana e njerëzve të Esatit?!…)

“Gjashtë muaj Mbretëri”

Rreth librit “Gjashtë muaj Mbretëri” botuesi ka treguar se që kur kishte studiuar historinë e Ballkanit në universitet në mesin e viteve 1970, i kishte lindur dëshira për të shkruar një libër në lidhje me Shqipërinë, dhe këtë i a mundësoi miku i tij shqiptar, historiani dhe botuesi, Bejtullah Destani, i cili i sugjeroi botimin e kujtimeve të Kapitenit Duncan Heaton-Armstrong (1886-1969). Ky person që nga mesi i janarit deri në gushtin e vitit 1914, afërsisht 9 muaj, ka mbajtur postin e sekretarit privat dhe administratorit të të ardhurave të familjes se VVilliam Vidit, Botuesi në shënimet e tija sjell në vëmendje të lexuesit se si në janar të vitit 1914, një aventurier ekcentrik Kapiteni Duncan Heaton – Armstrong, “në kërkim të një karriere të qëndrueshme”, aplikoi për postin e sekretarit privat tek Mbretit të sapoemëruar të Shqipërisë, Princit VVilliam i Vieldit. Kujtimet e Heaton – Armstrongut, përshkruhen me vibracione mes realitetit të zymtë dhe humorit duke qëndruar ne miniature si një gjykatës i qeverimit në një kënd të largët dëshpërimisht të varfër të Evropës. Është fjala për Shqipërinë e atyre viteve…

Vidi merr fronin e mbretërisë

Princi Vilhelm Vidi arriti në Durrës më 7 mars 1914 në orën 3 pasdite. Rrethet patriotike si dhe përkrahësit e tjerë të Vidit nga radhët e çifligarëve e pritën me entuziazëm ardhjen e tij në Shqipëri, me bindjen se ai do të realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqërore. Për kryeqytet të Shqipërisë Princ Vidi zgjodhi Durrësin, ku edhe kishte ndikim të fortë Esat Pashë Toptani. Esat Pasha me qëllim që të siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin qeverisës të princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirëpret caktimin e tij për princ të Shqipërisë, por fshehurazi vazhdoi tërë kohën, të nxiste lëvizjen për një princ mysliman në vend. Më 17 mars Vidi formoi qeverinë e re, në krye me Turhan Pashë Përmetin, një diplomat i vjetër që kishte qenë ambasador i perandorisë Osmane për 25 vjet rresht në Peterburg të Rusisë. Kabinetin e tij qeveritarë e përbënin: 1. Esat Pashë Toptani-Ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme; 2. Aziz Pashë Vrioni-Ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë; 3. Myfit bej Libohova- Ministër i Drejtësisë dhe i Kultit; 4. Dr. Mehdi bej Frashëri-Ministër i Financave; 5. Hasan Bej Prishtina- Ministër i Postë-Telegrafikeve; 6. Dr. Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit;

7. Prenk Bib Doda-Ministër për Punët Botore. Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipërisë, (ligji i parë themelor i shtetit shqiptar), i cili u përgatit nga KNK dhe bazohej kryesisht në vendimet themelore të marra nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913. Sipas nenit 1 të këtij Statuti, Shqipëria shpallej: “Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme”, nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Me nenin 2, Fuqitë e Mëdha garantonin gjithashtu tërësinë e paprekshmërinë e tokave të Shqipërisë në kufijtë që kishin caktuar. Me nenin 3 shteti shqiptar do të ishte asnjanës e kjo asnjanësi garantohej po nga Fuqitë e Mëdha. Sipas nenit 7 në fronin e Shqipërisë njihej me të drejta sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte kryetar i administratës civile e ushtarake e kishte të drejtë të emëronte Këshillin e Ministrave. Organi legjislativ i Shqipërisë ishte Asambleja kombëtare. Gjuhë zyrtare dhe e detyruar në shkolla ishte shqipja. Nga ana administrative, Shqipëria ndahej në 7 prefektura. Statuti Organik caktoi institucionet e larta të shtetit, përbërjen e forcave të armatosura, të administratës, financave, drejtësisë, arsimit e garantonte ushtrimin e lirë të veprimtarisë ekonomike, shoqërore e politike.

Tags: edi rama
Previous Post

Filantropi qe ngriti 127 shkollat shqipe

Next Post

Konferenca e Londres dhe problemi i sistemit politik ne Shqiperi

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Konferenca e Londres dhe problemi i sistemit politik ne Shqiperi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.