• Latest
  • Trending
  • All

Esad Mekuli, 100 vjet nga lindja e ‘atit’ të poezisë kosovare

19/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Esad Mekuli, 100 vjet nga lindja e ‘atit’ të poezisë kosovare

19/11/2016
in Kulture

Me rastin e 100 vjetorit te lindjes te poetit, shkencetarit dhe intelektualit shqiptar (1916 – 1993)

Esad Mekuli me te drejte konsiderohet babai i poezise shqiptare te Kosoves dhe gjithe trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi. Esad Mekuli ishte poet, shkencetar, ntelektual dhe burre i rralle dhe i guximshem i Kosoves. Ai eshte misherim i guximit intelektual e burreror, guxim qe e pershkon tere jeten e tij dhe pasqyrohet qart edhe ne krijimtarine e tij artistike dhe ne angazhimet e tij publike. Ishte nje figure e gjithanshme: poet, shkencetar, perkthyes, redaktor e kryeredaktor gazetash e revistash. Se bashku me Hivzi Sulejmanin, Mark Krasniqin, Idriz Ajetin, Anton Cetten, Skender Rizajn, Ali Hadrin e disa te tjere, perbejne brezin e pare, brezin e arte te intelektualeve shqiptare te Kosoves qe barten barren me te rende per ta arsimuar, edukuar popullin e Kosoves, duke u bere keshtu edhe bartes te zhvillimeve te jetes kulturore, artistike e shkencore te Kosoves.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Esad Mekuli lindi ne Plave, Mali i Zi, me 17 dhjetor te vitit 1916 ne nje familje te ardhur nga fshati Nokshiq. Shkollen fillore e kreu ne Plave, ne gjuhen serbe, sepse ne ate kohe shkollimi ne gjuhen shqipe ishte i ndaluar. Gjimnazin e kreu ne Peje, po ashtu ne gjuhen serbe. Pas mbarimit te gjimnazit, ne vitin 1936 ai u regjistrua ne Fakultetin e Veterinarise ne Beograd, per ta vazhduar pastaj ne Zagreb e Itali. Diplomoi ne vitin 1947, ndersa doktoroi ne Universitetin e Beogradit me 1959. Qysh si nxenes i shkolles se mesme, e pastaj si student deshmoi se ishte guximtar e perparimtar duke e kritikuar vazhdimisht regjimin e kohes, regjimin e Kralit te Serbise. Per keto veprimtari ai u perndoq dhe u burgos disa here. E perjashtonin nga shkolla, prandaj ai shpesh detyrohej t’i nderronte edhe shkollat. U angazhua ne Luften e Dyte Boterore, duke iu bashkuar aradhave partizane ku ishte redaktor i gazetes ilegale “Liria”.

Pas luftes punoi si veterinar dhe ishte redaktor i gazetes “Rilindja”, te vetmes ne gjuhen shqipe. Nga viti 1947 deri me 1960 ishte shef i repartit te parazitologjise te Institutit te Veterinarise ne Prishtine. Ne vitin 1949 e themeloi revisten letrare “Jeta e re” te cilen si kryeredaktor e drejtoi per nje cerek shekulli. Esad Mekuli ishte kryetar i pare i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, nismetar, themelues dhe kryetar i pare i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves. Botoi 11 punime shkencore profesionale ne revistat jugosllave dhe te huaja dhe botoi dy libra dhe broshura nga lemia e veterinarise. Botoi 5 permbledhje me poezi: “Per ty” (1955), “Dita e re” (1966), “Avsha Ada” (1971). “Vjersha” (1973), “Brigjet” (1981), “Rini e kuqe”. Ka perkthyer nga gjuha serbokroate ne gjuhen shqipe dhe ka perkthyer letersi shqiptare ne gjuhen serbokroate. Ka botuar edhe me pseudonimet Sat Hoxha e Sat Nokshiqi. Vdiq ne Prishtine me 6 gusht 1993.

Veprimtarine letrare e filloi qysh kur ishte na bankat e shkolles se mesme. Qe ne krijimet e para deshmoi se ishte nje lirik i holle, duke u kenduar bukurive te Kosoves, sidomos, Rrafshit te Dukagjinit. Por edhe ne keto krijime ai shpreh shqetesimin e tij per gjendjen e rende te popullit shqiptar.. Ne kete periudhe ai ka bashkepunuar me shume revista te kohes ne gjithe hapesiren e ish Jugosllavise: “Venac” (Beograd), “Mladost” (Zagreb), “Novi Behar” (Sarajeve), “Granit” (Podgorice).

Esad Mekuli ishte poet dhe intelektual i angazhuar, me ndergjegje te larte kombetare e shoqerore. Ne tere krijimtarine e tij letrare dhe veprimtarite shoqerore ai e mbajti gjalle flaken e qiririt qe ndezi poeti yne kombetar, Naim Frasheri, dhe flaken e zjarrit te madh te Rilindjes sone Kombetare. Me fjalen e tij, me vjershat e tij donte t’i printe popullit te vet, ta zgjonte nga gjumi shekullor, t’i hapte rrugen drejt perparimit. Ky ishte misioni i shenjte i poezise se tij qe shprehet fuqishem dhe ne menyre te drejtperdrejte ne poezine “Popullit tim”:

“Deshta, shum’ kam dasht- dishirue,
Qe me kange te trimnoj, me fjalen tande te ndrydhun
Te ngre fuqite prej gjumit…
Kendova (edhe kur m’ishte ndalue)
Se liria do te vinte edhe per ty te perbuzun”.

Poezia e Esad Mekulit ishte bere nje ze i fuqishem i nje populli te vuajtur, populli te shtypur. Githmone me guxim, pa u perkulur kurre edhe ne rrethanat me te veshtira historike, ai luftoi per te drejtat e popullit te vet. Ai e ngriti zerin kunder padrejtesise, dhunes, shtypjes qe ushtrohej ndaj shqiptareve. “Ai ishte njeri i cili s’dinte te frikesohej”, eshte shprehur shkrimtari dhe i burgosuri politik shumevjecar, Adem Demaci. Revolta e tij mund te krahasohet me ate te poezise se Migjenit. Kur mesoi per Memorandumin famekeq te akademikut famekeq serb, Vasa Cubriloviqit, (7 mars, 1937) qe bente thirrje per debimin e qindra mijera shqiptareve nga Kosova per ne Turqi, Esad Mekuli shkroi poezine “A asht fajtor shqiptari”:
“A asht fajtor shqiptari pse syte flake i vetojne
Tue shikue se si tjetri nga plangu e shtepia e debon
A asht fajtor pse asht dhe kur te mos jete deshirojne
Pse per vater derdh gjak dhe i gjalle nuk e l’shon.
……………………………………………………………
A asht fajtor pse perkunder dhunes qendron
Nen qiellin e Kosoves loke, ne trollin e te pareve te vet”.
Esad Mekuli perms poezise se tij “Porosia e nenes” e ngriti zerin edhe kunder shpernguljeve me dhune te shqiptareve per ne Turqi ne vitet e 50-ta. Nuk qendroi indifferent as gjate Aksionit per Mbledhjen e Armev ne vitin 1956 kur UDB-ja u kerkonte shqiptareve armet qe nuk i kishin – Esad Mekuli shkroi poezine “I varuri i kendon lirise”. Ne poezine “Mos me thirr me emen te huej”, ai e ngre zerin kunder fyerjes qe serbet shoviniste u benin shqiptareve duke i quajtur ata me emrin perbuzes, “shifter”. Me dhimbje i perjetonte vuajtjet e popullit te vet dhe ne vjershen “Une” shprehet: “Une nuk njoh lumni shqetesimet ne zemer me lulezojne”. Ne epiqender te krijimtarise se tij letrare i vuri te gjitha ceshtjet e ndjeshme, shqetesimet qe e mundonin popullin shqiptar te Kosoves dhe qendresen e tij kembengulese per te mbijetuar ne trollin e vet. Permbledhjen e tij te pare me poezi, “Per ty” (1955) ia kushtoi popullit te Kosoves. Pra, “Per ty populli im”, “Per ty Kosove”.

Poezia e Esad Mekulit eshte poezi e fuqishme qe pershkohet nga ndjenja te thella e te pastra atdhedashurie dhe nuk shprehet me parulla, thirrje e brohoritje bombastike, por me shprehje e fjale te zgjedhura te shprehura me mjeshteri te rralle artistike, me nje figuracion shume te pasur qe perforcon thellesine e mendimit te tij. E ngriti letersine shqipe ne nje shkalle me te perparuar duke perdorur vargun e lire, metaforen. Poezia e Mekulit eshte e drejtperdrejte, por eshte edhe nje poezi e fuqishme si ne stil, ashtu edhe ne permbajtje dhe mund te krahasohet vetem me poezine e Migjenit. Ja si shprehet vete poeti per poezine e tij ne nje interviste dhene gazetes studentore, “Bota e re” te Prishtines ne vitin 1983: “E keni pare se ne poezine time nuk ka asgje te komplikuar, asgje qe nuk kuptohet, te paqarte. Mirepo, nuk mund te thuhet se nuk kane qene edhe te pamenduara mire, te paangazhuara. Une e kisha para vetes nje popull analfabet, te roberuar. Prandaj, fjala qe i drejtohej atij populli duhej te ishte e paster, e afert, e qarte, e drejtperdrejte dhe e kuptueshme edhe per bariun, punetorin, per te gjithe. E kjoi eshte bukur e veshtire qe te shkruash vjershen ose prozen, e cila, ne fillim te duket e thjeshte, por qe ka domethenie te caktuar edhe ne letersi.

Krijimet e paqarta tregojne se krijuesi nuk i ka bash te qarta fenomenet, sepse, po t’i kishte te qarta, do t’i kishte te qarta edhe shkrimet. Kur nuk i ka te qarta, i komplikon sa per t’ia mbushur mendjen dikujt se eshte i mencur, di dicka…” Keto jane edhe botekuptimet, pikepamjet e Esad Mekulit per rolin, misionin e artit, letersise se angazhuar. Esad Mekuli ishte krijues dhe njeri i madh. Studiusi dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja, eshte shprehur, se: Fama e Mekulit mund te matet me famen e Majakovskit, Lorkes, Apolinerit ose Jeseninit ne vendet e tyre”. Ndersa njohesit e mire te poezise se Esad Mekulit mund te verejne se motivet, tematika, stili i poeteve te lartpermendur pasqyrohen dhe gershetohen mire ne tere poezine e tij. Keta te kater jane shkrire ne personalitetin krijues te Esad Mekulit.

Sikur Rilindesit tane nje shekull para tij, edhe Esad Mekuli ishte i shumeanshem, sic u permend ne fillim te ketij shkrimi. Ne vitin 1949 ai themeloi revisten letrae “Jeta e re”, te cilen edhe e drejtoi per me shume se nje cerek shekulli. Kjo reviste u be nje vater e ngrohte ku tuboi te gjitha forcat e reja krijuese, u be nje tribune. Aty i bene sprovat e para dhe u rriten te gjitha penat qe krijuan ne gjuhen shqipe. Ai i nxiti dhe i inkurajoi keta krijues te rinj qe ta vazhdonin rrugen qe kishin nisur, te mos ndaleshin, Esad Mekuli ishte bere per ta burim frymezimi, mesues, udhezues e keshilltar besnik (mentor), shpesh edhe duke u dale ne mbrojtje kur ballafaqoheshin me sulme e akuza nga regjimi jugosllav. Poeti Ali Podrimja e ka quajtur ate “Engjulli im shpetimtar”.

Esad Mekuli e vleresonte lart cilesine e letersise sone: “Ata – te tjeret (e ka fjalen per popujt tjere te ish Jugosllavise,S. E.), deri tash kane menduar se poezia jone, proza jone, eshte e dobet, eshte e ngarkuar. Po, te mos harrojme se poezia jone e mban nivelin e poezise evropiane, e edhe proza. Shkurt, te them – tashme dihet se krijimtaria jone mund t’u beje konkurence letersive me tradite te madhe. Duhet te na perkthejne me shume, pale…” Prandaj, si nje perkthyes i talentuar qe ishte, vete iu pervesh punes per ta bere letersine tone te njohur edhe per te tjeret, duke perkthyer vepra te autoreve shqiptare ne gjuhen serbokroate, si: poezite e Migjenit, romanin “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, e shume te tjera. Eshte hartues i disa antologjive me poezi te autoreve nga Kosova, njera nga te cilat e mban titullin, “Kange te ithta e krenare” (serbokroatisht, “Pesme gorke i ponosne”). Vete tituli e pasqyron qart karakterin dhe porosine e asaj poezie.

Esad Mekuli ishte poet i poeteve e poet mbi poet, por mbi te gjitha, ai ishte bir besnik i popullit te vet qe me tere qenjen e tij prej krijuesi e veprimtari iu perkushtua ceshtjeve jetike te popullit te Kosoves, clirimin, emancipimin, afirmimin dhe perparimin e tij. Gjithmone luftoi qe edhe shqiptaret t’i gezonin te gjitha te drejtat qe i gezonin popujt tjere te ish Jugoslavise. Asgje me shume e asgje me pak. Gjithmone e ngriti zerin kunder se keqes, kurre nuk heshti. Se bashku me bashkeshorten e tij, profesoreshen e Fakultetit te Mjekesise, Sahadete Mekuli, haptas i perkrahu dhe i mbrojti demonstaratat e studenteve te vitit 1981. Esad Mekuli ne rinine e tij, sidomos gjate diteve studentore ne Beograd, e perkrahu dhe u angazhua ne levizjen komuniste qe per kohen konsiderohej perparimtare, sepse ata propagandonin te drejtat e barabarta, lirine per te gjithe popujt e shtypur ne ish Jugosllavi. Kjo e terhiqte Esad Mekulin, sepse ai vete i perkiste popullit qe ishte me i shtypuri, me i perbuzuri dhe nuk gezonte asnje te drejte njerezore. Por pas te ashtuquajturit clirim, Esad Mekuli u zhgenjye, u deshperua, sepse shovinistet serbe e kishin nderruar vetem ngjyren, por jo edhe zakonet e tyre te mbrapeshta, urrejtjen e eger e te shfrenuar ndaj shqiptareve. Prandaj, ai me tere qenjen e tij e ngriti zerin edhe kunder ketij regjimi dhe i doli ne mbrojtje popullit te vet, me krijimtarine e tij artistike, punen shkencore dhe angazhimet e tij publike. Esad Mekuli famen e tij e shfrytezoi, e vuri ne sherbim te popullit te vet dhe jo per interest e tij vetjake (personale). Ai i ka refuzuar te gjitha pozitat e larta politike e administrative qe i ofroheshin. Edhe sot intelektualet shqiptare duhet te marrin shembull nga Esad Mekuli dhe te mos heshtin para dukurive negative qe e kane kapluar shoqerine shqiptare.

Pa figuren, pa krijimtarine e Esad Mekulit, poezia dhe letersia shqipe ne pergjithesi qe krijohet ne Kosove nuk do te ishte ajo qe eshte sot. Se bashku me shoket e brezit te tij e mbajti gjalle letersine shqipe, kulturen shqiptare dhe qenjen shqiptare. Prandaj, ne me nderim e kujtojme dhe i shprehim mirenjohjen dhe falenderimet tona Esad Mekulit ne njeqindvjetorin e lindjes se tij. Krijimtaria e tij eshte per te gjitha brezat, per te gjitha koherat. Per ndihmesen e tij te madhe ne zhvillimin e letersise, kultures, shkences ne Kosove dhe per angazhimin e tij te gjithanshem per perparimin e Kosoves dhe popullit te saj, kryetari (presidenti) i Shqiperise duhet t’ia ndaje Urdherin, Nderi i Kombit. Te pakte jane ata njerez qe e meritojne kete nderim me shume se Esad Mekuli. Esad Mekuli rrezatonte vlerat dhe virtytet me te larta njerezore e kombetare: burrerine, trimerine, guximin, besnikerine, mencurine, intelektin, perkushtimin.

Tags: edi rama
Previous Post

Kuvendi në krizën më të madhe të vendimmarrjes

Next Post

NË ZARË, HAPET GJIMNAZI NË GJUHËN SHQIPE

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post
Gimnazija Vladimira Nazora, Juraj Baraković

NË ZARË, HAPET GJIMNAZI NË GJUHËN SHQIPE

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.