Deputeti socialist, Ben Blushi, ka shpërthyer sot në Kuvend duke dalë nga rendit i ditës dhe duke u marrë me një kërcënim që siç tha ai, ka ardhur në adresë të tij nga kreu i Bashkisë Kavaje.
“Më ka ardhur një mesazh që dua ta lexoj këtu. Jam Elvis Rroshi, unë nuk kam bërë asnjë krim siç thatë ju. Por borxh nuk të kam ty derisa kam qytetin e Kavajës… Tani kam pyetje për Edi Ramën. Ky thotë e ka emrin Elvis, ti thua Ervin. Pati një problem si të gjithë emigrantët dhe ndërroi emrin.. Pyetja ime është, pse po ia nxin faqen këtij vendi? Kue e ke gjetur këtë aftësi të grumbullosh gjithë këto Elvisin në Kavajë, Shukriun në Dibër… O zotëri, kë përfaqëson ti? Llumin e Shqipërisë! Kush janë këta njerëz, të gjithë me precedentë penalë? Kjo është mënyra sesi po e mban ky pushtetin. Janë njerëz që kanë frikë të përgjigjen në KQZ a kanë qenë apo jo të dënuar. Çështja është pse nuk e kap ligji? Sepse e mbron ti!” – tha Blushi.
Ndërkohë, Rama la të nënkuptohet se do t’i përgjigjej më vonë Blushit, ndërsa opozita kërkoi shpjegime për kërcënimin e një deputeti.















