• Latest
  • Trending
  • All

ERNEST HEMINGUEJ: 10 ngjarje të rralla nga jeta e tij dhe 10 thënie brilante

07/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

ERNEST HEMINGUEJ: 10 ngjarje të rralla nga jeta e tij dhe 10 thënie brilante

07/07/2016
in Kulture

Ernest Heminguej (Ernest Hemingway) është një nga shkrimtarët më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë. Ai u vetëvra me 2 korrik të vitit 1961 vetëm tre javë para 62-vjetorit të lindjes së tij.

Gruaja e tij, Maria, tha se ai kishte vrarë veten aksidentalisht ndërsa po pastronte armën. Hemingway, shkrimet e të cilit i dhanë një çmimi Nobel dhe një çmimin Pulitzer, do të kishte qenë 62 vjeç më 21 korrik 1961.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Ai ishte gjahtar i përkushtuar dhe ekspert për armët e zjarrit. Babai i tij, Dr Clarence E. Hemingway, gjithashtu kishte qenë i dhënë pas gjuetisë; edhe ai qëlloi veten për vdekje në shtëpinë e tij në vitin 1928 në moshën 57 vjeç.

Tema e vetëvrasjes së të atit është përmendur shpesh tërthorazi në tregime të shkurtra të Hemingwayt dhe të paktën në një roman, “For Whom the Bell Tolls”.

Ernest Hemingway jetoi mes të shtënave dhe me vdekjen pranë; i plagosur nga predha mortajash në Itali në Luftën e Parë Botërore; thuajse gjeti vdekjen në Luftën Civile spanjolle, kur tre predha ranë në dhomën e tij të hotelit.

Në Luftën e Dytë Botërore, ai u plagos në një aksident me makine gjatë një nate bombardimesh. Hemingway gati vdiq nga helmimi i gjakut gjatë një safari afrikan; ai dhe gruaja e tij shpëtuan gjallë nga një aksident ajror në vitin 1954. Presidenti John Kenedi mbajti zi për vdekjen e Ernest Hemingwayt, të cilin e quajti një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës dhe një nga qytetarët e mëdhenj të botës.

alfred-eisenstaedt-ernest-hemingway-at-a-cuban-fishing-village-like-the-one-in-his-book-the-old-man-and-the-sea10 thënie brilante nga Hemingway

1- Fisnikëria

“Nuk ka asgjë fisnike tek të qenit superior ndaj shokut tuaj. Fisnikëri e vërtetë është të qenit superior ndaj ish-vetes tuaj”.

2- Udhëtimi

“Është mirë që udhëtimi të ketë një fund, por në fund është vetë udhëtimi ai që ka rëndësi”.

3- Shqetësimi

“Shqetësohuni nga pak çdo ditë, do të humbisni dy vite nga jeta juaj. Nëse diçka është e gabuar, rregullojeni nëse mundeni. Mësojeni veten që të mos shqetësoheni sepse shqetësimi nuk zgjidh asgjë”.

4- Dëgjimi

“Më pëlqen të dëgjoj. Kam mësuar shumë nga dëgjimi me kujdes. Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë kurrë.”

5- Shkrimi

“Nëse një shkrimtar di mjaftueshëm në lidhje me atë që po shkruan, ai mund të evitojë atë që di. Dinjiteti i lëvizjes së një ajsbergu qëndron vetëm në faktin se një e nënta e tij është mbi ujë “.

BRAND_FYI_BSFC_116472_SFM_000_2997_15_20140905_001_HD_768x432-16x9

6- Guximi

“Guximi është lavdi nën presion”.

7- Humori

“Një burrë duhet të jetë shumë herë i dënuar në mënyrë që të shkruajë një libër vërtet qesharak”.

8- Jeta

“Jeta e çdo njeriu përfundon në të njëjtën mënyrë. Janë vetëm detajet se si dikush e ka jetuar jetën dhe se si ka vdekur që na dallojnë nga njëri-tjetri.”

9- Librat e mirë

“Të gjithë librat e mirë kanë një gjë të përbashkët: Ngjarjet e tyre janë më të vërteta, sesa nëse do të kishin ndodhur realisht”.

10-  E sotmja

“E sotmja është vetëm një ditë nga të gjitha ditët që do të vijnë në vazhdim. Por, ajo që do të ndodhë në të gjitha ditët e tjera që do të vijnë, mund të varet ajo që do të bëni sot”.

***

10 fakte të pabesueshme nga jeta e Ernest Heminguej

hemingway_wide-dd53012e94122866583df4e602b3d294eb5c11b3

Ne të gjithë jemi rritur duke lexuar librat e tij, por a e dini se ai ishte një person me karakter shumë burrëror? Ai ishte një djalosh që qëlloi peshkaqenë me armë, mori një nëndetëse me granata, dhe vuri përballë kombe të tëra kundër njëri-tjetrit.

10- Ai zihej me grushta për Xheims Xhois

papadoble

Nuk ka asgjë më të mirë se sa të mësojmë se dy legjenda të asaj kohe ishin miq të ngushtë, siç ishin Heminguei me shkrimtarin dhe poetin e njohur irlandez Xheims Xhois (James Joyce). Të dy dilnin shpesh të pinin në Paris, ku Xhois i fillonte zënkat i pari në bar. Mbetet një mister se si nisnin këto zënka sepse Xhois nuk ishte tip luftarak. Ai ishte mjaft i dobët dhe me një shikim shumë të keq.

Për fat të mirë ai ishte mik i ngushtë me një letrar me peshë dhe me një njeri me trup shumë të fortë fizikisht. Hemingueji i pëlqente grushtet, madje njëherë Xhem Dempsei tregon se njëherë kishte qenë shumë i frikësuar sepse siç thotë ai “Gjithmonë kam patur mendimin se Hemingueji i pëlqente grushtet, dhe kisha frikë se do vinte të më godiste si një njeri i çmendur.”

Sa herë që Xhois përfshihej në një sherr e gjitha çfarë thoshte ai ishte “Merru pak me të Hemingueji!” Më pas Heminguej futej në sherr e fillonte e gjuante me grushte. Kështu mund të themi se Hemingueji dhe Xhois ishte ekipi letrar i pari dhe i fundit që bënte boks.

9- Ai ishte një peshkatar ekstrem i cili goditi një peshkaqen me armë

Në vitin 1934 Hemingueji përdori një paradhënie nga një libër i tij me tregime të shkurtra për të blerë një jaht 11.5 metër të cilin e quajti Pillar. Kjo ishte arsyeja që ai u bë peshkatar.

Në fakt Heminguei ishte një peshkatar legjendar në Kubë aq sa Kastro në vitin 1960 ka mbajtur konkursin e peshkimit “Torneo Hemingëay” në nder të tij.

Megjithatë disa nga metodat e Hemingueji mund të cilësohen si joortodokse. Për shembull në vitin 1935 ai kapi një peshkaqen. Në pamje të parë nuk ka asgjë anormale këtu, mirëpo ai e goditi peshkaqenin me armë. Më vonë, ngjarja që e frymëzoi për veprën “Plaku dhe deti”: Ai kapi peshkun më të madh që ishte kapur ndonjëherë. Hemingueji dhe shoku i tij Mike Strater kapën një peshk që besohet se ishte më i gjatë se 4 metër dhe luftuan për orë të tëra për ta mbështjellë. Ndërkohë që ato përpiqeshin për ta marrë në varkë një tufë me peshkaqenë u mblodh rrotull varkës. Hemingueji gjuan me armë për t’i larguar, por ai vetëm gjakos detin e kështu bën që peshkaqenët të afrohen edhe më shumë. Kur e morën peshkun gjysma e tij ishte shqyer dhe pjesa e mbetur peshonte rreth 227 kg.

8- Ai gjuajti një varkë për marinsat huliganë

8

Në vitin 1942 anijet gjermane ishin të ngarkuara me ngarkesa amerikane. Marina, ende e pa rimëkëmbur nga humbjet e rënda në Përl Harbor, u detyruan të kërkojnë vullnetarë civilë për të ndihmuar të patrullojnë bregdetin me jahte private. Këta marinas u bënë të njohur si “marinsat huliganë”. Këta marinsa thjesht patrullonin dhe raportonin me anë të radios, përveç njërit.

Heminguei e shpalli veten kryetar dhe filloi të patrullojë në brigjet e Kubës me qëllimin e vetëm për të fundosur ndonjë anije më armë zjarri dhe granata dore. Ai mblodhi një ekip ku bënin pjesë toreadorë, një biznesmenë miliarderë dhe një marins amerikan. Hemingueji arsyetoi se me jahtin e tij anijet gjermane do të afroheshin për ndonjë bashkëpunim. Plani i tij ishte që këto anije të ishin aq afër sa për t’i gjuajtur me automatik dhe granata. Duhet theksuar se Hemingueji kurrë nuk e fundosi një anije gjermane, gjë që lë vend që njerëzit të spekulojnë e të thonë se banda e Heminguejit ishte thjesht një justifikim për të shkuar për peshkim e për t’u dehur me miqtë e tij.

7- Ai luftoi kur ishte korrespondent lufte

Në vitin 1944 Hemingueji ka punuar si korrespondent lufte për revistën Collier. Ai kishte mbuluar edhe më parë luftëra si gazetar, por në moshën 44-vjeçare ai nuk ishte në kulmin e pranverës së tij. Ai ishte i pranishëm në D-Day (operacioni ushtarak 6 Qershor 1944), por ai qëndroi në bord sepse ushtria mendoi se ai ishte tepër i çmuar për t’u humbur. Por shpejt ata mësuan se ai nuk ishte një person që mund të të pranonte të kujdeseshin për të apo të merrte urdhra.

Kur po udhëtonte me regjimentin 22 ai mori leje që të drejtonte një operacion të inteligjencës në Rambuje. Shumë shpejt, ai u bë udhëheqës i një milicie, përbërë nga një agjent të fshehtë dhe disa ushtarë dhe civilë të cilët pasuan urdhrat e tij pa pyetje duke e quajtur atë “Papa”, “Kapiten”, apo edhe “Le Grande Capitan”. “Të parregulltit”, siç u quajtën, u përshkruan si një grup ku të gjithë kopjuan stilin e Heminguejit. Këtij grupi iu bashkuan gjithmonë e më shumë trupa francezë dhe civilë. Ata kryenin survejimin përpara kolonës kryesore të mbështetjes, por Hemingueji i veshur me uniformë i udhëhoqi ata disa herë në luftë. Kështu Hemingueji si korrespondent lufte shkeli konventën e Gjenevës sepse përdori armë dhe vrau njerëz. Ai u përball më gjykatën ushtarake, mirëpo më pas duke gënjyer u fut përsëri në luftë ku mori pjesë në disa konfrontime. Hemingueji mbijetoi dhe pas dy vitesh mori një yll bronzi.

6- Ai rrahu Orson Uells

Në vitin 1937 Orson Uells (Orson Ëelles) do të rrëfente tokën spanjolle, një dokumentar nga Joris Ivens. Këtë dokumentar e kishte shkruar Hemingueji dhe kur mori vesh që do lexohej nga Orson e tërbua, sepse nuk i pëlqente zëri i tij. Kur Orson sugjeroi disa ndryshime dhe hoqi një pjesë të madhe të shkrimit Hemingueji u acarua edhe më shumë.

Shpejt zënka u acarua kur Heminguei deklaroi: “Disa legena që merren me teatër mendojnë se mund të më mësojnë mua se si të shkruaj”. Orson më pas u përgjigj me sarkazëm duke e akuzuar atë për arrogancë. Pas kësaj të dy patën një zënkë të vërtetë. Zënka përfundoi në ekran para dokumentarit. Megjithatë më vonë të dy u bënë miq të mirë. Por kjo nuk e ndaloi Heminguei që ta fshinte Orsonon nga testamenti i tij.

5- Ai ishte një njeri që i donte macet

Në vitin 1931 atij ju dha një mace shumë e veçantë. Nga një mutacion macja kishte gjashtë gishtërinj dhe ai e quajti “Top bore”.

Heminguei u bë i fiksuar me këtë mutacion të rrallë dhe përfundoi me rreth 50 prej tyre që rrinin lirisht nëpër pronën e tij Key Ëest. Në fakt Hemingueji bëri aq shumë për të promovuar këtë racë nëpër shkrimet e tij sa macet “polydactyl” tani janë referuar disa herë si “macet Heminguei”.

Tani shtëpia e tij në Key Ëest është një muze. Nëse ju do të keni fat ta vizitoni menjëherë do të vini re se ka mace polydactyl kudo. Të gjitha janë të racave të ndryshme, por pothuajse të gjitha macet kanë gjashtë gishtërinj. Macet janë të lejuara të bredhin të lira dhe të bëjnë atë që iu pëlqen.

4- Ai besonte se ishte nën survejimin e qeverisë

Nga fundi i jetës Hemingueji ishte i rënë emocionalisht, i rraskapitur mendërisht dhe jashtëzakonisht paranojak.

Ai besonte se në çdo kohë ndiqej dhe spiunohej nga federalët (FB). Kur i jepte makinës ishte i bindur se e ndiqnin makina të tjera. Ai e la hashashin sepse mendonte se e shihnin njerëzit. Ai madje ka deklaruar se një natë vonë kur ishte në bankë dy punonjësit e sigurisë në fakt ishin agjentë federal. Sa më shumë që i rritej ky fiksim, aq më shumë shqetësoheshin familja dhe miqtë e tij. Në vitet ’60 ai u shtrua në një spital psikiatrik ku iu nënshtrua terapisë. Por gjërat nuk u përmirësuan. Telefoni i tij përgjohej akoma, FBI ishin kudo. Më pas erdhi edhe tentativa për vrasje dhe ai për fat të keq u vetëvra, gjë që e bën edhe më të dhimbshme ngjarjen sepse në fakt ai kishte çdo të drejtë për të qenë paranojak.

2- Ai me të vërtetë ishte nën mbikëqyrjen e Qeverisë

EH-C176T

Hemingueji ishte ndoshta shembulli më i mirë në botë i fjalës së urtë “Thjesht se ju jeni paranojak, nuk do të thotë se ato nuk po të ndjekin.”

Për vite të tëra njerëzit mendonin se paranoja ishte thjesht një tregim se ai po çmendej gjithmonë e më shumë. Megjithatë ndërkohë që shumica e miqve të tij mendonin në këtë mënyrë, në të vërtetë Hemingueji ndiqej nga FBI. Në vitin 1983 disa dokumente lëshuar në bazë të Aktit të Lirisë së Informimit zbuluan se kreu i FBI-së, Edgar Huver ka qenë personalisht i përfshirë në survejimin e tij. Dokumenti që detajonte hetimin ishte 127 faqe i gjatë. E gjithë paranoja e tij kishte qenë e vërtetë. Pse FBI ka përgjuar shkrimtarin më të madh të asaj kohe? J. Edgar Huver kishte shumë dyshime te shkrimtarët. Huver kishte frikë nga Hemingueji për shkak të famës së tij dhe njerëzve që e ndiqnin atë. Ai kishte gjithashtu dyshime për lidhjen e tij me Kubën.

2- A ishte ai agjent i KGB-së?

Gjatë viteve 1940, J. Edgar Huver kishte spiunuar të gjithë ata personalitete që nuk u besonte. Zakonisht këta njerëz ishin të famshëm, anëtarë të inteligjencës, ose thjesht të gjithë ata që nuk u pajtuan me të. Ne kurrë nuk do e dimë nëse Huver kishte ndonjë informacion, por ne tashmë e dimë se Heminguei ishte agjent i KGB-së. Ky informacion u bë i ditur nga një ish-agjent i KGB-së, Aleksandër Vassiliev, i cili kishte mundur të futet në arkivat e Luftës së Ftohtë dhe kishte vërejtur që Hemingueji kishte qenë një “spiun”. Hemingueji kishte takuar agjentë sovjetike në Kubë dhe Angli, dhe të dhënat sovjetike pretendojnë se ai ishte shumë entuziast për të ndihmuar ata. Ata i dhanë emrin e koduar “Argo”. Megjithatë Hemingueji nuk ishte një spiun shumë i mirë. Informacioni i dhënë ishte i parëndësishëm, ose krejtësisht të padobishëm, kështu KGB përfundimisht hoqi dorë mbi të. A mund të ketë qenë Hemingueji një agjent i dyfishtë? Për fat të keq këtë nuk e dimë.

1- Njeriu që hetoi vetëvrasjen e tij, përfundoi duke vjedhur gjërat e Heminguejit

MTIwNjA4NjMzODM5NjUwMzE2

Kur Ernest Hemingueji kreu vetëvrasje në vitin 1961, ai tronditi botën.

Ai kishte një ndikim të madh në shumë shkrimtarë, dhe ata e patën të vështirë vdekjen e tij. Një prej tyre ishte edhe Hunter S. Tompson. Në vitin 1964 Tompson udhëtoi për në Ketchum, Idaho për të vizituar shtëpinë ku Hemingueji u tërhoq gjatë dy viteve të fundit të jetës së tij, për të shkruar një pjesë hetimore The National Observer të titulluar “Çfarë e joshi Heminguejni në Ketchum”.

Tompson shkroi plot pasion rreth heroit të tij, por përfundoi duke konkluduar se Hemingueji ishte një burrë i vjetër, i sëmurë dhe shumë i trazuar. Ndërsa bënte kërkime për artikullin ai vuri re një mbajtëse akulli me formën e brirëve të drerit. Tomson mendoi se edhe pse nuk do të mund të bënte as gjysmën e çmendurive që bëri ai të paktën të kishte një suvenir prej tij, dhe kështu i vodhi.

Tags: edi rama
Previous Post

Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm (Foto+18)

Next Post

Saimir Pirgu në ballinën e revistës spanjolle “Opera Actual”

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Saimir Pirgu në ballinën e revistës spanjolle “Opera Actual”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.