• Latest
  • Trending
  • All

Ermonela Jaho: Rruga drejt shtëpisë kalon përmes botës

20/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Ermonela Jaho: Rruga drejt shtëpisë kalon përmes botës

20/11/2015
in Kulture

Sopranoja me famë botërore flet për sukseset ndërkombëtare të këtij viti në Francë, Spanjë e Brazil dhe aktivitetet që e kanë sjellë shpesh në Tiranë. Ndonjëherë rruga drejt shtëpisë, rrëfen Ermonela Jaho, të bën të kalosh përmes gjithë botës, ndërsa zbulon rolet, kalendarin artistik të vitit që vjen, që e sheh sërish me Madama Butterfly në Gjermani, Suor’ Angelica në Londër, Përrallat e Hoffman-it në Paris e Desdemona në Madrid…

Intervistoi: Suadela Balliu 

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Ishte 18 vjeç kur e interpretoi për herë të parë Violetën, pak përpara se ta linte Shqipërinë për ta ndërtuar karrierën gjetiu. Tani, pas 25 vitesh numëron 232 interpretime të operës “Traviata” në petkat e heroinës romantike me fatin e keq…Hera e fundit ishte në Operan Mbretërore të Madridit. Një sukses i vërtetë -e quajti shtypi spanjoll- e kjo për meritë të madhe të sopranos shqiptare Ermonela Jaho. Në Operan e Bastille-ës, ku së fundi interpretoi “Madame Butterfly” e pagëzuan si “Mrekullia Ermonela”, një zë që do ta bënte edhe më të pandjeshmin të lotonte.

Qysh kur e la Shqipërinë i ka rënë kryq e tërthor botës dhe është ngjitur thuajse në të gjitha skenat e operave më në zë, por duke mos harruar t’i kthejë sytë edhe nga vendi. Ndonjëherë thotë ajo, rruga drejt shtëpisë kalon përmes botës…Vitin e kaluar iu prezantua publikut shqiptar si Cio-Cio-san në “Madama Butterfly” e paskëtaj nisi një seri rikthimesh për sopranon; një koncert bamirësie dhjetorin e shkuar , në fillim të këtij viti në rrobën e bardhë të “Suor’ Angelica” dhe vetëm pak ditë më parë iu përgjigj ftesës për të qenë pjesë e një kursi specializimi për artistët e rinj të kantos lirike.“Kur njeriu largohet nga shtëpia e tij, detyrimisht jeta e bën të shohë të gjitha aspektet e jetës, por sidomos vendin e tij, nga një perspektivë tjetër. Shumë shpejt problemet e “mëdha” që të ngacmonin më parë në vendlindje marrin një dimension shumë më të vogël dhe pranë realitetit. Gjithsesi, kthimi në një vend ku ke kaluar vështirësi të jep gjithmonë një kënaqësi të veçantë”, – rrëfen Ermonela , me dëshirë gjithnjë për të dhënë pjesën e saj në artin shqiptar. E hapur për ftesa nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, edhe pse diçka konkrete ende nuk ka, Ermonela Jaho zbulon kalendarin e ngjeshur për vitin që vjen, i cili nis me “Zaza” një opera të Leoncavallo-s me orkestrën simfonike të BBC-së, e cila do të shfaqet si koncert i në Barbican Hall, në Londër. Më pas e pret “Butterfly” në Poloni, në Barcelonë e çon “Desdemona”, “Suor’ Angelica” në Londër, “Manon Lescaut” në Mynih, Butterfly në Berlin, Turandot në Shtutgart, recital në Paris Theatre des Champs-Elysees, Butterfly në Orange, Francë, “Desdemona” në Madrid, “Përrallat e Hoffman” në Operan Nacionale të Parisit, etj. 

Ka pak që keni mbyllur “Madame Butterly” në Operan e Bastille-s. Ç’ndjesi ju la komenti i gazetarit dhe poetit Alain Daualt, i cili ju quajti “Mrekullia Ermonela Jaho”?

Është e kuptueshme që kur lexon fjalë vlerësimi nga profesionistë në fushën tënde ndihesh shumë mirë. Për sa kohë artisti është i sinqertë me veten dhe publikun, kufijtë e shteteve dhe diferencat kulturore mes popujve zbehen krejtësisht. Mendoj se kjo është edhe filozofia ime si artiste.

Në Teatrin Mbretëror të Madridit, në Operan “Traviata” mediat spanjolle shkruanin se një pjesë e madhe e suksesit të shfaqjes i dedikohet sopranos Ermonela Jaho. Si ishte kjo eksperiencë për ju? Si e sollët Violetën për publikun spanjoll?

Edhe në këtë rast çelësi i suksesit ka qenë vërtetësia. Nuk duhet të harrojmë që po flasim për vende, të cilat kanë një shkollë dhe kulturë operistike shekullore. Ajo që unë kërkoj të jap sa herë ngjitem në skenë, është një emocion i pastër i Ermonelës, pa imituar askënd. Përsëritja është nëna e dijes, por në art është njerka më e keqe. Profesionisti i vërtetë mëson nga shumë kolegë të tjerë, por asnjëherë nuk duhet të përsërisë si papagalli një zgjedhje teknike apo shije artistike pa e asimiluar tërësisht atë. Unë i qëndrova besnike vetes dhe rolit dhe kjo jehoi tepër natyrshëm me shijet e publikut spanjoll. Pikërisht ne atë moment shkëmbimi i energjive mes të dy palëve u be tepër efikas dhe shprehës.

Gjatë verës ishit në San Paulo të Brazilit me operan “Thais” , një rrugëtim fizik dhe një rrugëtim karakteresh. Gjuha e muzikës lirike është universale, por sa të afërt e ndjetë publikun brazilian?

Publiku brazilian qe i veçantë për mua, sepse ishte hera e parë që këndoja dhe përballesha me të. Ky produksion ka qenë një ndër eksperiencat më të bukura të karrierës sime. Një kombinim fantastik ku të gjithëve na bashkoi një eksperiencë shpirtërore, filozofike si ajo e Thais. Të gjithë artistët, duke filluar nga regjisori, skenografi, orkestra etj., u bëmë pjesë e një rrugëtimi drejt një dimensioni tjetër.Thais është një opera me një efekt meditimi kolektiv dhe sa kohë që ky efekt respektohet, është e pamundur të mos jehojë edhe me publikun. Mendoj pikërisht se efekti që cilado vepër arti duhet të japë është ai i zhytjes se publikut në një katarsis kolektiv, i cili nuk mund të dalë dot nga teatri përveçse në mendime dhe reflektim të thellë.

Duhet thënë që ky vit ju ka parë edhe shumë pranë skenave shqiptare. Pas “Madame Butterfly” në TKOB, jeni kthyer për disa evente, si koncerti i bamirësisë dhjetorin e shkuar, opera “Suor’ Angelica” e së fundi me një kurs specializimi për artistët e rinj. Si është kthimi në shtëpi?

Rruga për në shtëpi kalon përmes gjithë botës ndonjëherë… por mendoj se ky rrugëtim është një eksperiencë pozitive dhe rritëse për këdo. Kur njeriu largohet nga shtëpia e tij, detyrimisht jeta e bën të shohë të gjitha aspektet e jetës, por sidomos vendin e tij, nga një perspektivë tjetër. Shumë shpejt problemet e “mëdha” që të ngacmonin më parë në vendlindje marrin një dimension shumë më të vogël dhe pranë realitetit. Gjithsesi, kthimi në një vend ku ke kaluar vështirësi të jep gjithmonë një kënaqësi të veçantë. Kam pasur gjithmonë dëshirën që të jap kontributin tim në e vendin ku jam lindur dhe formuar një pjesë të madhe të karakterit tim. Mendoj se ka shumë potencial të paeksploruar në mbarë botën e shqiptarëve të emigruar, të cilët mund të kontribuojnë jashtë mase drejt vendit të tyre. Sa kohë që ata ftohen dhe respektohen për mendimet e tyre dhe anasjelltas, vendi ynë mund të përfitojë shumë.

A keni ftesa apo projekte të tjera që ju lidhin me Shqipërinë?

Shqipëria është pjesë e ekzistencës sime, ka qenë dhe do jetë. E dua vendin tim, dhe jo në mënyrë retorike, por në mënyrë ideale dhe sa të kem frymë dua të jap kontributin tim profesional dhe human, me dashuri të pakushtëzuar. Kam disa ftesa, por ngarkesa profesionale më kushtëzon jashtë mase në këto momente. Gjithsesi ku ekziston dëshira, ekziston edhe mundësia.

Sa i ruani lidhjet me artistët shqiptarë jashtë vendit? Në një intervistë me pianistin Genc Tukiçi, më foli rreth një bisede që ju kishit pasur se sa mirë do të ishte sikur ju artistët shqiptarë me karrierë e famë jashtë të bëheshit më shpesh bashkë në aktivitete… Ideja juaj është edhe për bashkëpunime jashtë kantos lirike?

Mendoj se bashkëpunimi midis shqiptarëve do të jetë një hap shumë domethënës, për arsye se predikohet shumë, por bëhet shume pak. Aftësia për të punuar me njëri-tjetrin do të na bënte të kuptonim dhe përdornim të gjithë potencialin e kësaj energjie, e cila për momentin humbet me “luftëra” të pavlera individuale ose nuk arrin të materializohet fare për arsye izolimi individual . Bashkëpunimi, vlerësimi dhe respekti për njeri-tjetrin na bën qenie njerëzore më të mira dhe si pasojë, shqiptarë më të mirë.

Sa janë rolet që keni interpretuar deri më tani dhe nëse do të veçonit një – atë që e doni më fort- cili do të ishte?

Rolet janë të shumta dhe nuk arrij dot t’i kujtoj të gjitha pas 25 viteve karrierë profesionale. Nuk mund të veçoj një rol të vetëm, sepse kam zbuluar se bie gjithmonë në dashuri me rolin që po punoj në atë moment. Mendoj se kështu duhet të jetë e vërtetë, artisti duhet të jepet krejt në cilindo vepër që po përgatit.

Kam lexuar në një artikull se deri para pak kohësh e kishit interpretuar rolin e Violetës në “Traviata” e Verdit 228 herë, pa përfshirë Teatrin Mbretëror të Madridit. Sa ka shkuar numri i interpretimit të këtij roli dhe a është ajo më e dashura për ju?

E vërtetë, Traviata është roli që kam kënduar më shumë dhe numri i tyre ka arritur në 232. Është një rol që e dua shumë, sepse me të kam thurur ëndrrën për t’u bërë këngëtare operistike dhe në të njëjtën kohë ka qenë opera e parë që kam parë në teatër. Traviata është një lloj termometri, teknik dhe shpirtëror për mua. Sa herë ngjitem në skenë me këtë rol shoh ëndrrën time që realizohet, por edhe kuptoj rrugëtimin e vështirë që i nevojitet një artisti për të arritur në majë.

Duke mbetur te rolet, cili ka qenë roli juaj i parë në opera? Si e kujtoni atë kohë? emocionet e para…

Roli im i parë ka filluar në Tiranë me Traviatën, por ai profesional jashtë Shqipërisë, të cilën e kam lënë kur isha 18 vjeç, ka qenë L’amico Fritz nga Mascagni. E këndoja këtë rol dy herë në ditë për të mbijetuar dhe vetëm sot e kuptoj se çfarë bën vrulli dhe dëshira e papërmbajtur për të kënduar në skenë . Ishte një aventurë që me logjikën e sotme nuk do ta merrja kurrë përsipër, megjithëse shumë më e përgatitur teknikisht sot.

A mbeten emocionet po aq të fuqishme edhe pas shumë vitesh përvojë? Po procesi i të bërit tuajin një rol është po i njëjti, edhe kur i keni interpretuar me dhjetëra e qindra herë ?

Emocionet janë po aq të forta edhe pas shumë vitesh. Kam zbuluar se me kalimin e viteve ajo që zhvillohet tek unë është aftësia për t’u zhytur në thellësi të tjera të një roli. Diçka kjo që sa vjen dhe zhvillohet edhe më shumë me eksperiencë. Artisti dhe veçanërisht muzikantët nuk dalin kurrë në pension, ata shkruajnë dhe këndojnë muzikë derisa nuk kanë me muzikë brenda vetes. Shpresoj që kjo muzikë të mos shterojë kurrë, sepse nuk e imagjinoj dot jetën pa të.

Nga Tirana në skenat më të mëdha botërore, si e shihni veten kur ktheni kokën pas? E kishit imagjinuar një përmasë të tillë të famës? A është e vështirë të menaxhohet kjo e fundit?

Unë jam shumë ëndërrimtare si njeri dhe gjithmonë kam menduar të bëhesha kjo që u bëra. Ajo që nuk mendoja ka qenë sakrifica që duhej dhe duhet për të arritur, mbajtur dhe zhvilluar suksesin.

Nëse do të mundeshit me një fjalë, si do ta përshkruanit rrugëtimin tuaj?

Përkushtim.

Me kalendarët e ngjeshur artistikë dhe punën intensive nga roli në rol, a mbani një regjim të fortë fizik?

Absolutisht po. Disiplina fizike, por edhe ajo dietike dhe profesionale janë të panegociueshme. Trupi human është një makinë vetëriparuese, por ushqimi i duhur, aktiviteti fizik dhe pushimi i bollshëm janë elementë që duhet të jenë gjithmonë të pranishëm që kjo makinë të funksionojë siç duhet.

A ju vjen keq kur ju duhet të ndaheni nga një rol, pra kur mbaron numri i shfaqjeve për një opera të caktuar?

Kjo më ndodh shpesh, por gjej gjithmonë ngushëllim në faktin që roli tjetër do më ofrojë të shoh botën me një sy tjetër. Artisti ka gjithmonë privilegjin të udhëtojë në kohë përmes personazheve dhe kjo është një aftësi që e bën jetën shumë interesante.

Pas “Madame Butterfly”, me çfarë jeni e angazhuar aktualisht? Në cilat skena dhe opera do ju shohim?

Jam duke u përgatitur për një opera të vështirë veriste të Leoncavallo-s, që nuk është regjistruar asnjëherë e plotë dhe pa ndryshime. Titullohet “Zaza” dhe do kem kënaqësinë ta regjistroj për “Opera Rara” me orkestrën simfonike të BBC-së dhe ta shfaqim në formë koncerti në ‘Barbican Hall’, në Londër. Më pas vijon ‘Butterfly’ në Poloni, dhe fillon 2016-ta në Barcelonë me ‘Desdemona’, ‘Suor’Angelica’ në Londër, ‘Manon Lescaut’ në Mynih, ‘Butterfly’ në Berlin, ‘Turandot’ në Shtutgart, recital në ‘Paris Theatre des Champs-Elysees’, ‘Butterfly’ në Orange, Francë, ‘Desdemona’ në Madrid, ‘Përrallat e Hoffman’ në Operan Nacionale të Parisit etj.

Previous Post

Më i famshëm në Ballkan: Por, po zhduken afresket e Çetirit

Next Post

Ekspozohen në Tiranë piktura të famshme botërore

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Ekspozohen në Tiranë piktura të famshme botërore

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.