Më tej, presidenti Erdogan u shpreh se: “Mendoj se myslimani nuk duhet pickuar dy herë nga e njëjta vrimë. Duhet që sa më parë t’i asgjësojmë nga bota islame dhe nga e gjithë bota këto tufa vrasëse që nuk dinë tjetër pos të derdhin gjakun e myslimanëve. Në të kundërtën, as Turqia, as Pakistani, as bota islame e as njerëzimi nuk do të ketë paqe”.
Presidenti turk tha se organizata terroriste duke shfrytëzuar dallimet më të vogla mes myslimanëve përpiqen që të arrijë qëllimet e saj, raporton AA.
“Që myslimanët të çlirohen nga kjo e keqe dhe kjo situatë e vështirë, duhet të shmangim dallimet meth’hebike, etnike dhe të gjitha dallimet tjera mes nesh”, shtoi Erdogan.
“Këtë solidarizim dhe frymë të vëllazërisë do ta përhapim së bashku në gjithë botën”
Duke theksuar se lidhjet e fuqishme historike që në çdo periudhë kanë ruajtur gjallërinë kanë bërë që Turqia dhe Pakistani të jenë të veçanta për njëra-tjetrën, presidenti Erdogan tha se “Këtë solidarizim dhe frymë të vëllazërisë do ta përhapim së bashku në gjithë botën”.
“Dua veçanërisht të potencoj se pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, Pakistani, me qeverinë, kuvendin dhe popullin, ka qenë ndër vendet e para që ka mbajtur anën tonë. I kemi pritur me kënaqësi vendimet mbështetëse që kanë miratuar veç e veç kuvendi dhe senati juaj. Dua t’iu falënderoj në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim. Me qëndrimin kundër tentativës për grusht shteti të ndërmarrë nga Organizata Terroriste FETO, Pakistani ka treguar se edhe në Luftën e Dytë Çlirimtare është në anën e popullit turk. Zoti qoftë i kënaqur nga ju dhe e mbrojtë gjithmonë solidarizimin mes nesh”, u shpreh më tej Erdogan.























