Epidemiologu zviceran Marcel Salathe është shprehur optimist për situatën e COVID me të cilën do të përballen shtetet vitin e ardhshëm.
Ai ka thënë se duke filluar nga viti 2021, COVID-19 do të jetë si një grip i zakonshëm, pa marrë shumë jetë njerëzish.
“Qysh në fillim të vitit 2021, gjendja në Zvicër mund të jetë aq e mirë sa që COVID-19 nuk do të jetë më i rrezikshëm se një grip i zakonshëm. Salathe sheh përparim të madh”, ka thënë ai në një intervistë për “SonntagsZeitung”.
Epidemiologu u shpreh se nuk beson se do të ketë një valë të dytë infektimesh në dimër, por thotë se situata do të përmirësohet së shpejti.



















