Ai ka përmendur edhe njohjen e Kosovës nga 114 shtete, që sipas tij Kosovën e kanë njohur me këtë territor.
“Matja e territorit dhe procesi i demarkimit duhet kuptuar si një proces më i gjerë që ka të bëjë me kompletimin e sovranitetit dhe më këtë territor është njohur nga 114 shtete dhe anëtarsuar në 50 organizata. Raportet tona me Malin e Zi janë të shkëlqyeshme dhe nuk ka pretendime territoriale nga asnjëri shtet. Perfundimi i këtij procesi do të ishtë historik sepse do të regjistrohej në sekretariatin e OKB-së”, ka thënë Enver Hoxhaj.
Hoxhaj gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfundit të këtij procesi për liberalizmin e vizave.
Duke folur për vendimin e BE-së që Ukrainës t’i hiqen vizat ka thënë se politikisht e mbështesin, por ka thënë se është ironi në vete kur dihet se Ukraina që një kohë nuk po mund ti kontrollojë kufijtë e vet.






















