Në vitin 2014, Enis Rexhepi ka fituar vendin e tretë në Zvicër për bodybuilding, ndërsa suksesin më të madh e ka arritur me shpalljen kampion i botës në SHBA
Enis Rexhepi, djali nga Tetova u shpall kampion në “Bodybuilding Natyral”, në mbrëmjen e së shtunës në kampionatin e Zvicrës të mbajtur në Kanton Zug, shkruan ‘Telegrafi i Maqedonisë’.
Suksesi i dytë i mbrëmjes për Enis Rexhepin ishte fitorja e trofeut “Most Improved” (Më i zhvilluari), përcjell albinfo.ch.
“Kupa e dytë e mbrëmjes më i përmirësuari, është përparimi im më i madh pas kampionatit të fundit botëror”, ka thënë pas garës Enis Rexhepi.
Në vitin 2014, Enis Rexhepi ka fituar vendin e tretë në Zvicër, ndërsa suksesin më të madh e ka arritur me shpalljen kampion i botës në SHBA.





















