Rasti, sipas Policisë po hetohet si nxitje e urrejtjes, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
“Një mashkull K/Shqiptar punëtor në një restorant pronë e një mashkulli shtetas grek, ka raportuar se person-a të panjohur kanë dëmtuar flamurin grek duke shkruar disa mbishkrime”, njofton Policia.
Dje, rreth orës 08:30, ishte përdhosur flamuri i Greqisë i vendosur në murin e një restoranti me kuzhinë greke në rrugën “Meto Bajraktari” në kryeqytet.
Përveç përdhosjes së flamurit grek me grafiteve të shenjës X, aty ishin lenë edhe dy letra në të cilat shkruhej: “Ky flamur nuk ka vend në trojet e Shqipes” dhe “Çamëria është Shqipëri”.






















