Premtimi i ministrit të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Ramë Buja, për nostrifikimin e diplomave të kosovarëve që kanë mbaruar studimet në universitetet e Shqipërisë po shkon drejt dështimit.
Ditë më parë, zëvendësministrja e Arsimit e Shqipërisë, Nora Malaj, kishte deklaruar se fajtor kryesor për mosnjohjen e diplomave është Ministria e Arsimit e Kosovës.
Ndërkaq, zyrtarët e MASHT-it kanë se kjo çështje i takon Shqipërisë dhe, sipas tyre, nga kjo ministri ende po presin përgjigjen nga ministria e Arsimit e Shqipërisë.
Por, KTV-ja merr vesh se MASHT nuk po e bën nostrifikimin e këtyre diplomavë pasi ka dyshime të bazuara se disa prej studentëve kosovarë janë pajisur me diploma pa shkuar kurrë në universitetet përkatëse.
Muaj më parë, ministri Ramë Buja u kishte premtuar studentëve se problemi i nostrifikimit të diplomave që ata i kanë marrë në universitetet private në Shqipëri do të zgjidhet deri në muajin qershor, por deri më tash kjo nuk ka ndodhur.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...


















