Një skandal ka shpërthyer në Belgjikë me një tender të zhvilluar në lidhje me nismën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, “Atelier Albania”. Peter Swinnen, (foto sipër) arkitekti i Qeverisë Flamane në Belgjikë, i cili e shpalli tenderin është shkarkuar nga detyra pas dyshimeve për abuzime me këtë tender. Në qendër të kritikave është edhe Patrick Janssens, fituesi i tenderit, një tjetër person që dyshohet se ka lidhje me Edi Ramën. Në shtypin belg, ky kjo aferë ka shkaktuar një fortunë të vërtetë. Sipas mediave më të njohura në Belgjikë, përzgjedhja e Shqipërisë për realizimin e disa projekteve belge nuk ishte e rastësishme, pasi Swinnen ka lidhje të forta me qeverinë shqiptare.
«Het Nieuwsblad», në krah të folësit Patrick Janssens në «Atelier Albania»
Me date 27 shkurt 2014, Peter Swinnen, drejtues i Qendrës së Arkitektëve Flamanë që këshillon Qeverinë Flamane, shpalli tender lidhur me një studim fizibiliteti për realizimin e projekteve në Shqipëri. Tre ishin kompanitë që konkurruan për këtë studim.: 1) AWB, 2) B-ild Architecten dhe 3) Centrum voor Stadsontëikkeling CVBA. Kompania e fundit është ajo e Patrick Janssens, i cili së bashku me ortakët e tij fituar kontratën prej €31.097 eurosh.
Por një raport i Qendrës së Auditimit Financiar të Qeverisë Flamane, nxorri në pah, se informacioni paraprak që shpallësi i tenderit, Peter Swinnen i ka dhënë fituesit të tenderit Patrick Janssen ka krijuar një garë të pandershme. Si rrjedhim fituesi ka qenë i favorizuar në menyrë të padrejtë .Për këtë arsye, Peter Swinnen është shkarkuar nga detyra dhe sipas shtypit belg, ndaj tij dhe mund te fillojë një hetim penal.
“Vendimi për të shkarkuar Swinnen është marrë në bazë të një raporti nga Qendra e Auditimit të Qeverisë Flamane” është shprehur zëvendës kryeministrja e Qeverisë Flamane, Liesbeth Homans. Raporti i Auditimit provoi, se për tenderimin kishte konflikt interesi, pasi ishte Swinnen ai që hodhi idenë, nese kompania e Qendrës së Arkitektëve Flamanë mund të realizonte projekte edhe në Shqipëri, gjë që u kundërshtua nga anëtarë të tjerë të saj.
Gazeta flamane ” Flanders today”
Gazeta flamane ” De staandart”
Sipas gazetës presigjioze belge “De Morgen”, në një artikull të titulluar «Afera në Shqipëri shporr arkitektin belg», thuhet se zgjedhja e Shqipërisë nuk ishte e rastësishme.“Kompania 51N4E, e bashkë-themeluar nga arkitekti Peter Swinnen, shpallësi i tenderit, ka lidhje te forta me Qeverinë Shqiptare » thuhet në artikullin e kësaj gazete. «Për më tepër, tenderi u fitua nga Qendra për Zhvillimin Urban nga Patrick Janssens, i cili në atë kohë kishte qëndruar një javë në Shqipëri, gjë që ngjalli dhe me shumë dyshime” shpjegohet në artikull. Sipas raporti të auditimit, Janssens ka vizituar Shqipërinë më 20 shkurt 2014, një javë para se te shpallej tenderi për projektin në Shqipëri nga Peter Swinnen, që ishte i pranishëm në nisjen e Atelier Albania.
Gazeta Der Morgen
Lidhjet e forta të kompanisë së Peter Swinnen dhe Patrick Janssens me Ramën
Kompania 51N4E, e bashkëthemeluar nga Peter Swinnen, shpallësi i tenderit për nismën« Atelier Albania », ka qene nje nga kompanitë arkitekturore më të rëndësishme per Ramën. Kjo kompani ka bere projektin per « Sheshin Skenderbej », që zgjati per 4 vite me rrallë duke mbajtur peng gjithe trafikun në Tiranë dhe si përfundim nuk u realizua kurrë. Po ashtu, fituesi i tenderit të projektit të » Lungo Mares » në Vlorë u shpall në 21 shkurt 2014 Xaveer de Geyter me studion “XDGA ». Vetëm disa muaj më pas, në korrik të 2014, u evidentua, se projekti kishte probleme.
Xaveer de Geyter ka qenë pjesë e komisionit vlerësues për projektin e « Sheshit Skënderbej ». dhe i njohur i Peter Swinnen. Xaveer de Geyter rezulton gjithashtu se ka redaktuar manualin për kompaninë 51N4E.
Në jurinë ndërkombëtare për seleksionimin e projektit të « Lungo Mares » ka qenë edhe fituesi i tenderit për nismën« Atelier Albania » Patrick Janssens
Janssens nuk është një i panjohur për Edi Ramën. Ai duket se është njohur me të gjatë kohës që ka mbajtur postin e kryetarit në Partinë Socialiste Flamane në Belgjikë si dhe kur drejtonte (për shumë vite) bashkinë e qytetit të Antwerpenit, bashkia më e madhe në vend.
Në Shqipëri, studio e tij ka projektuar edhe të tjera objekte si qendra e biznesit që ngrihet pranë sahatit të Tiranës, pikërisht në rrënjët e hamamit të njohur si objekt kulture. Lidhjet e belgut me kryeministrin Rama duket se janë edhe personale pasi është pikërisht Janssens që ka ideuar dhe projektuar shtpëinë e re të kryeministrit Rama.
