Emigrantët shqiptarë duket se nuk do të votojnë dot as në zgjedhjet e 25 prillit.
Kur na ndajnë 70 ditë nga data e votimit vetëm 800 emigrantë shqiptarë janë regjistruar nga 1.6 milionë të tillë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.
Me dashje apo pa dashje, politika po dështon në votimin e diasporës.
Arsyet se përse emigrantët nuk do të votojnë as këtë vit janë të shumta. Më kryesoret pengesa teknike apo mungesë kohe, por me shumë se arsye ato duken si justifikime.
E sigurtë është se asnjë nga partitë shqiptare nuk është gati që të përballet me numrin e madh të votave të emigrantëve mbi të cilat ato nuk mund të kenë ndikim direkt me mënyrat tradicionale të kontrollit të votës.



















