ARBEN MANAJ
Evropa ndodhet përballë një krize që ajo greke mund t’i duket shaka. Emigrimi selektiv që po përjetojnë makro-shtetet e kontinentit, është në një analizë të fundit, një produkt i prodhuar nga vetë këto vënde, sa nga naiviteti, aq edhe deshtimi kronik i vendimarrjeve kolektive të Unionit. Në tërë këtë histori migrimi drejt habitateve të begatshme të Perendimit, kryesisht atij veriperndimor, më pak të kritikueshmit, nësë do të përdorej kjo fjalë, janë vëtë emigrantët që edhe unë po të isha në këpucët e tyrë, do bëja të njëjtën gjë, sic kanë bërë historikisht kombet e tjera, nga italianët e deri tek shqiptarët. Ata thjeshtë, qoftë prej hallit kritik apo prej natyrës njerëzore, për një jëtë më të mirë, kur jepet mundësia e rrallë e kësaj natyre në jëtë, po shfrytëzojnë në shumicën e tyre një praktikë azil-kërkimi, të parashikuar padyshim, në konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare që rregullojnë cështjet e emigracionit, të cilat këto shtete demokratikë që po mirëpresin në masë valën e fundit, kanë vendosur të respektojnë, qoftë edhe prej hallit. Në rastin më klasik të azil-kërkuesit, dhe këtu po aplikoj përvojën dhe know -how-n tim, relativisht të gjatë prej afro dy dekadash në marrjen me cështjet e emigracionit në Britani, një person që i ikën persekutimit dhe frikës për jëtën, do të duhet të ishte parimisht i sigurt, në vëndin e parë të sigurt ndërkommbëtarisht nga vëndi i tij i origjinës, ku ndodh konflikti, lufta apo persekutimi.
Për ta bërë më të qarte; nësë dikush ikën nga Siria, Afganistani, Somalia apo Shqipëria, do të ishtë i sigurt, po të mbrinte në Greqi, Itali apo Spanjë, si shtetet fundore ose hyrëse drejt Bashkimit Evropian.
Por cfarë ndodh?
Emigrantët apo azilkërkuesit janë selektivë, sic e thashë më sipër, pasi ata përzgjedhin të shkojnë aty ku jetohet më mirë, aty ku u garantohet një status më i mirë emigrimi, me shanse më të mëdha për marrje statusi apo shtetësie, dhe padyshim me ndihma sociale, shumë më të mëdha dhe më të shpejta për t’u garantuar, sesa në vëndet që përmë nda më sipër, ku në rastin më fatkeq i fusin të gjithë si bageti nepër stadiume, apo nëpër kampe me kushtet më minimale.
Në Greqi apo Itali, nuk ka ndihma sociale për emigrantët. Në rastin më të mirë, ka kontribute nga Kisha Katolikë apo Ortodokse; nuk ka kushte si në Britani apo Suedi e Gjermani. Absolutisht jo.
Ndaj emigrantët që nuk e di në të vërtete, për të qënë brutalisht i sinqertë, sesa prej tyre, realisht janë emigrantë të mirëfilltë dhe xhenuinë, kur rrinë me muaj të tëra nëpër periferitë e Eurotuelit në Calaise të Frances, në një pjesë jo të vogël janë të përgatitur të paguajnë deri në 5 mijë stërlina për t’ua dhenë trafikantëve për t’i hypur nëpër manue apo kamionë drejt Britanisë se Madhe.
Por në tërë këtë mesele, ka edhë pasinqeritet të dukshem, mes vetë vëndeve të BË -së, ku sejcili përpiqet t’ja lërë në derë tjetrit, atij më në veri te kontinentit, barrën e emigrantëve.
Ka një marreveshje që quhet “Marrëveshja e Dublinit”, sipas së cilës, cdo emigrantë apo azilkërkues, duhet të kërkoj azil në vëndin e parë të sigurt, dhe nësë dikush që vërtetohet së ka mbritur fillimisht në Itali apo Greqi, do duhet t’i shqyrtohet kërkesa në atë vënd të parë ku ka mbritur, e do duhet të kthehet atje, për t’iu shqyrtuar kërkesa e azilit.
Por jo gjithmonë ndodh kështu, ose shumë rrallë ndodh kështu, e nësë ndodh, tek vëndi ku rikthehet, emigranti lihet i lirë për të tentuar sërish drejt vëndit nga e kanë kthyer.
Konkretisht, nësë e kanë kthyer nga Anglia në Francë lihet i lirë në Francë, e ai ose ajo, sërish tentojnë të hyjnë sërish në ishull.
Pa folur, që me sytë e mi, kam parë në Gare du Nord në Paris, sesi shumë vitë më parë, policët franceze ua bënin më shënjë emigra ntëve të hypnin në Eurostar drejt Londrës.
Por edhe kjo praktikë e parashikuar në “Marrëveshjen e Dublinit” është e pandershme, pasi nuk mund t’i kërkosh vetëm Greqisë, Spanjes apo Italisë, të mbaj “pjesën e luanit” në kohë krizash, si këto që po përjetojmë.
Llogjikisht që jo. Ndaj lipset një korrektim politikash dhë marreveshjesh apo traktatesh ndërkombëtare, që parashikon realitetet e vjetra dhe të reja të emigrimit.
Perëndimi, dhe këtu kam parasysh, Britaninë, Gjermaninë, Suedinë apo ndonjë vënd tjetër, ku tentojnë të shkojnë shumica e emigrantëve, qoftë edhe kohët e fundit, janë vënde të zhvilluara, dhe këtu hyn në lojë termi naivitet, ku këto vënde kanë një sistem shumë të avancuar përpunimi kërkesash për emigrim si dhe lehtësirash, që janë mjaft tunduese për cdo emigrant të vërtetë apo kallp.
Nuk është faji i një somalezi, apo edhe një shqiptari kur vjen në Angli dhe i ofrohen shumë mundësira, që nga strehimi e deri tek ndihmat sociale. Britanikët të paktën ka kohë që e kanë kuptuar së këto kushtë janë faktorët që i ndjellin shumicën dërrmuese të emigrantëve , drejt El Dorados, që janë gati të paguajnë cdo lloj cmimi financiar dhe njerë zor deri me jetën e tyre, sic ka ndodhur për të hyrë në Britani, jo pse ai vend ka kohën e bukur, por së ka mundësitë për një jetë më të mirë dhe më të lehtë për t’u bërë anglez zyrtarisht, shume më shpejt se ndoshta cdo evropian tjetër. BE-ja po tenton të gjëj një zgjidhje dhe disa nga opsionet e hedhura në tavolinë janë shprehjë tipike e shterpësisë dhe insistoj e naivitetit të frikshëm. Përsë të mos vijnë fundja polakët, rumunët a bullgarët në Britani, ku ka shumë punë për ta, që nga ndë rtimi e shumë profesione të tjera, aq më tepër kur ata marrin edhe banesa falas nga autoritetet lokale dhe ndihma financiare për cdo fë mijë që kanë më vete në Angli apo që kanë lënë pas në vëndet nga kanë ardhur.
Nuk u vë faj atyre, por rregullave idiote të BË -së që sanksionojnë oportunite të tilla asimetrike ne mbare territorin e BE-se. Jam i sigurt së nësë nuk do kishte kaq përfitime të kësaj natyre, një pjesë shumë, shumë e madhe e tyre, nuk do donin të vinin në Britani. Evropa nuk shquhet për zhdë rvjlelltësi në vendimarrje kolektive, dhe as për unitet dhe universalitet të kollajt në politikat e përbashkëta.
Është qesharake dhe e pazgjuar në thelb, që të kritikohen azilkë rkuesit shqiptar, për shëmbull, se përse shkojnë e kërkojnë azil në Gjermani më shumë sesa në Britani apo gjetke?!
Ata kanë ardhur aty, sepse panë një dritare mundësie për një jëtë më të mirë. Shqiptarët dhe shumica e ballkanasve, e kanë pasur mundë sinë e lëvizjes së lirë qe prej disa vitesh, por nuk dolën kaq masivisht sa kohët e fundit, dhe lanë vëndet e tyre, apo ato vënde nga ku jetojnë si Greqia sikurse pretendohet, nëse pranojmë argumentin e fundit të hedhur nga qeveria shqiptare, sepse qoftë përmes spekullimit apo realizmit, ju thanë se në këto vende, do sistemohen më lehtë dhe më shpejt. Dhe insistoj, nuk është faji i tyre në fund të fundit, nëse mashtrimin nuk e konsiderojmë faj. E ritheksoj eshtë në natyrën njerëzore. Padyshim, shumica mendojnë dhe kanë nevojë për shanse më të mëdha për veten dhe familjet e tyre, qoftë përmes ndihmave sociale, qoftë përmes punësimit, që i kanë më të mëdha në vëndet e tyre Por BE-së do t’i dilte më mirë, nëse edhe shqiptareve dhe atyre ballkanasve që kërkojnë azil, t’u ofronte meqë jetojnë në Evropë , dhe jo në Siri apo Afganistan, e që fundja janë njerëz që vijnë nga vë ndet kandidate për në BE, t’u mundësohet e drejta e lëvizjes edhe përtej Shengenit, si në Britani dhe Re publiken e Irlandës, por edhe të kenë të drejtë punësimi në detin e madh të begatisë së Perendimit, të drejta që gjithësesi i ushtrojnë edhe pse pa status legal. Dhe kushdo që do mund të mësoj notin përmes pagimit të taksave e detyrimeve, të mund të jetojnë dhe ngrenë catine e tyre , ku të mundnin. Nuk u mbyt Britania nga polakët dikur, e as nga rumunët e bullgarët aktualisht.
Pikërisht se nuk kanë mundësira të tilla, shqiptarët detyrohen në shumicë të kërkojnë azil si femra të trafikuara, kur nuk bashkohen dot me burrat dhe të fejuarit e tyre; të kërkojnë azil për gjakmarrjë apo për orientim seksual, kur nuk mund të vijnë dot të jetojnë dhe punojnë ne një vend që ka nevojë për ta, edhe për shkak të plakjes së popullsisë apo pse jo, kur janë minorenë, shteti mikëpritës i mban më bukë e shtëpi, më shkollë e gjithshka tjetër, deri në moshën 18 vjecare. Andaj, qeveria shqiptare e cila duket mjaft e kompleksuar cuditërisht me emigrimin, pa qënë nevoja, pasi nuk e can kokën ndonjë homologe e tyre në Varshavë , Bukuresht apo Sofje se përse ikin kaq shumë shtetas të tyre drejt vendeve më të begata, kur ato janë vende të BE-së . Por qeveria shqiptare do duhet të luftojë më shumë të bind këto qeveri se nuk ka nevojë t’u mohoj të drejtën e punës dhe lëvizjes shtetasve të saj në këto vende se numrat nuk janë as të frikshëm dhe shpenzimet e atyre vendeve, janë më të pakta sesa sot. Emigrimi i ditëve tona drejt vendeve më të pasura të Perëndimit kërkon qasje më realiste dhe robuste për të frenuar dhe dekurajuar ardhjen e emigrantëve te rinj drejt portave të Evropës, se nëse këto porta thyen, sic u vu re në Greqi, e më sipër keto dite, nuk ka “Mur Budapesti”, t’i frenoj, dhe gjithshka do i përngjaj asaj meseles së miut që kaloj një herë nën hundë, të cilën e bën gjithmonë, më pas. Këtu nuk po përmend pastaj elementin e sigurisë dhe se cfarë njerëzish hyne dhe sa prej tyre, kanë qëllime të mbrapshta apo janë me misione, si ato që proklamon ISIS. Kjo e bën akoma më të frikshëm dështimin e Perëndimit në trajtimin dhe përballimin e kësaj sfide evropiane multidimensionale.
















