• Latest
  • Trending
  • All

Emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar/ Deputetët: Shqipëria është një vend “i sigurtë”, nuk duhet t’u jepet azil

12/06/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar/ Deputetët: Shqipëria është një vend “i sigurtë”, nuk duhet t’u jepet azil

12/06/2023
in Aktualitet

Një raport i fundit i komitetit të përzgjedhur për punët e brendshme thotë se Shqipëria është një vend i sigurtë, ndaj shqiptarët nuk duhet të marrin në mënyrë rutinore azil. Raporti i komisionit të përzgjedhur për punët e brendshme gjeti pak prova që tregojnë se një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë janë në rrezik në vendin e tyre, por pranoi se disa shqiptarë që bëjnë kërkesa për azil, kryesisht gra, janë trafikuar.

Ka “pak prova” se shqiptarët janë në rrezik në vendin e tyre dhe kanë nevojë për azil në Mbretërinë e Bashkuar, thotë një komision deputetësh. Shtetasve shqiptarë nuk duhet t’u jepet në mënyrë rutinore azil, tha komisioni përzgjedhës i Punëve të Brendshme. Një total prej 51% të kërkesave për azil nga shqiptarët u pranuan fillimisht gjatë gjashtë muajve deri në qershor të vitit të kaluar, shkruan “BBC”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Qeveria tha se po punonte me Shqipërinë, për të ndaluar migrimin e paligjshëm. Ai pason një rritje të ardhjeve të shqiptarëve në Britaninë e Madhe vitin e kaluar, nëpërmjet kalimeve me varka të vogla. Në një raport të botuar të hënën, komiteti ndërpartiak theksoi se emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, nuk kishin gjasa të kishin nevojë për azil.

51% e rasteve shqiptare u pranuan fillimisht në gjysmën e parë të 2022, shumica e këtyre pretendentëve mbërritën me tragete ose avionë dhe jo me varka të vogla. Komiteti tha se nëntë vende, përfshirë Gjermaninë, nuk kishin pranuar asnjë kërkesë për azil nga Shqipëria gjatë asaj periudhe.

Raporti theksoi gjithashtu shifra që tregojnë se në vitin 2022, më shumë se një e katërta e 45.755 personave që kaluan Kanalin me varka të vogla erdhën nga Shqipëria, “dhe shumica kërkuan azil”. Sakaq,numri i shqiptarëve që mbërrinin në Britaninë e Madhe nga kjo rrugë kishte shkuar nga 800 në 2021, në 12.301 në 2022.

“Shqipëria është një vend i sigurtë”, thanë deputetët. “Nuk është në luftë dhe është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Nuk ka asnjë bazë të qartë që Mbretëria e Bashkuar të pranojë në mënyrë rutinore mijëra kërkesa për azil nga qytetarët shqiptarë”, konstaton komiteti.

A vijnë më pak emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe?

Raporti thekson që faktorët nxitës për njerëzit që vinin në Britani nga Shqipëria, përfshinin kryesisht mundësi më të mira pune dhe paga më të larta. Por deputetët theksuan gjithashtu se kishte “raste të padiskutueshme të trafikimit të shtetasve shqiptarë në Britani”.

Deputetja laburiste Diana Johnson, kryetarja e komitetit, tha se kishte pasur “një rritje të konsiderueshme të papritur të kërkesave për azil nga një vend në dukje paqësor”.

Ajo tha: “Ndërsa është e rëndësishme që të bëhen pyetje dhe të nxirren mësime, është e qartë se tabloja e emigracionit nuk është statike dhe do të vazhdojë të evoluojë”. Deputetët rekomanduan që qeveria të promovojë vizat e punës sezonale në bujqësi dhe ndërtim, për t’u dhënë më shumë mundësi shqiptarëve të vijnë në Britani të Madhe pa bërë kalime të paautorizuara.

Javën e kaluar, kryeministri Rishi Sunak tha se plani i tij për të trajtuar migracionin po përparon, por ka “punë për të bërë”.
Ai tha se një marrëveshje me Shqipërinë për kthimin e emigrantëve, kishte çuar në kthimin e 1.800 personave dhe kjo kishte një efekt parandalues. Një zëdhënës i Home Office tha se “përparësia e kësaj qeverie është ndalimi i anijeve”.
“Vitin e kaluar, 28% e atyre që mbërritën me varkë të vogël në Britaninë e Madhe ishin nga Shqipëria, një vend i sigurtë evropian dhe aleat i NATO-s, duke vendosur tendosje të mëtejshme në sistemin tonë të azilit”.

“Ne kemi punuar ngushtë me qeverinë shqiptare për të përçarë bandat kriminale, dhe për të penguar migrimin e paligjshëm. Në pesë muajt deri në fund të majit, mbërritjet e anijeve të vogla shqiptare janë ulur 90% krahasuar me vitin e kaluar dhe kemi kthyer 1800 migrantë të paligjshëm dhe kriminelë të huaj. Kthimi në Shqipëri, falë ndryshimeve në sistemin tonë të azilit, ne kemi kaluar nga pranimi i 1 në 5 kërkesa për azil shqiptar në vetëm 1 në 50, në përputhje me vendet e tjera evropiane. “Ne do ta shqyrtojmë me kujdes raportin dhe do të përgjigjemi në kohën e duhur”. dosja.al

Previous Post

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare Silvio Berlusconi

Next Post

Raporti i ri i “Home Office” në Britani: Nuk pranojmë më asnjë kërkese për azil nga shqiptarët!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Raporti i ri i “Home Office” në Britani: Nuk pranojmë më asnjë kërkese për azil nga shqiptarët!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.