Nga Ritvan Reka
LL.B Hons Law
Çfarë po ndodh me marrëdhëniet midis Komunitetit Evropian dhe Britanisë se Madhe përsa I përket emigracionit?
Kjo vazhdon të jetë temë kryesore në politiken Britanike, sidomos që nga Samiti i fundit mes Liderave të Shteteve të Komunitetit Evropian në Bruksel me 18 & 19 Shkurt 2016, që firmosen kushtet speciale për Britaninë e Madhe. Gjithashtu si rezultat, u caktua referendumi për daljen ose jo të Britanisë se Madhe nga Bashkimi Evropian i cili do te mbahet me datë 23 Qershor 2016.
Por çfarë do të thotë kjo për Emigracionin Britanik dhe si do te ndikojnë kushtet e reja të emigracionit tek Shqiptarët e Britanisë, që kërkojnë të martuar me Evropianë?
Shumë shqiptarë dhe nënshtetas te tjerë kane përfituar për shumë kohe nga ligjet Evropiane, sidomos përse i përket marrëdhënieve ose martesave me nënshtetas Evropian.
Fatkeqësisht këto ligje janë drejt përfundimit, me kushtet speciale mes Evropës edhe Britanisë.
Komisioni Evropian ka propozuar të ndryshojë Direktivën 2004/38 për ‘Lëvizjes së Lirë’ së qytetarëve evropianë dhe pjesëtarëve të familjes se tyre, të cilët janë pjesëtarë të shteteve të tjera jo evropianë ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët.
Martesat ose marrëdhëniet me shtetas evropianë që njihen ne Britani, do të kualifikohen nën rregullat të ligjit Britanik, që për momentin kërkon mes shumë të tjera si financat, gjuha Angleze por më tepër do të kërkohen të kthehen në vendlindje që të aplikojnë në Ambasade për leje hyrje.
Kështu që, cilido që të jetë rezultati i referendumit me 23 Qershor, kjo do të shkaktoj ndryshime të mëdha për shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe që shpresojnë të rregullojnë statusin e emigracionin të tyre si pjesëtarë të familjes evropianë.
Është shume e rëndësishme për të gjithë ata shqiptarë që për momentin janë në një marrëdhënie me një nënshtetas evropian, të fillojnë procesin e dokumentacionit të tyre në mënyrë që të përfitojnë nga ligjet momentale të emigracionit që janë drejt ndryshimit.
Nëse ndodheni në ketë situate, ju mund të na kontaktoni ne për këshilla dhe asistence ligjore.














