Deri më tani, Ministrja Hoxha ka emëruar dy këshilltarë. Në pozitën Shef i Kabinetit, Këshilltare është emëruar Arizona Bërdynaj, e cila ka të përfunduar studimet në lëmin e menaxhmentit dhe informatikës. Ajo, sipas komunikatës së ministrisë, ka përvojë mbi 15 vjeçare në qeverisje dhe menaxhim, si në sektorin publik po ashtu dhe në atë privat, thuhet në komunikatë.
Në pozitën e këshilltarit politik, deri tani është emëruar Edmir Sejdiu, i cili është në përfundim të studimeve post-diplomike në fushën e Integrimeve Evropiane dhe Administratës Publike.
Sejdiu, po sipas komunikatës ministrore, ka përvojë mbi gjashtë vjeçare në sektorin e shoqërisë civile dhe në fushën e arsimit, ndërsa Mrikë Karaqi është e angazhuar si asistente ekzekutive.
Gjatë ditëve në vijim, ministrja Hoxha do të emërojë edhe këshilltarët tjerë të Kabinetit, duke qenë e përkushtuar për fuqizimin e shtetit ligjor, transparencës dhe llogaridhënies.






















